LAJMI I FUNDIT:

Alibaba ‘pushton’ shitjet në internet, për 9 orë shet rreth 23 miliardë dollarë mallra

Alibaba ‘pushton’ shitjet në internet, për 9 orë shet rreth 23 miliardë dollarë mallra

Gjiganti kinez i tregtisë në internet Alibaba, ka njoftuar se në nëntë orët e para të ditës së hënë ka shitur 22.63 miliardë dollarë mallra, duke u rritur për 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Black Friday, Cyber Monday dhe Singles’ Day që nga viti 2009 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë promovuar si ditët e shitjeve, por që janë rritur shpejtë, duke u bërë ngjarjet më të mëdha në botë për shitjet online, përcjell Telegrafi.


Singles’ Day e njohur edhe si Double Eleven, ka origjinën nga data kalendarike 11 nëntor.

Vitin e kaluar, Alibaba në Ditën e Beqarëve arriti të shes 30 miliardë dollarë mallra, duke e tejkaluar edhe Cyber Monday që për këtë ditë janë ka shitur 7.9 milionë dollarë mallra.

Kompania hulumtuese Citic Securities, parashikon që shitjet e kësaj dite do të rriten për 20 për qind deri 25 për qind.

Alibabas iu deshën vetëm 1 minutë e 8 sekonda që ta arrin vlerën e shitjeve prej 1 miliard dollarë.

Kompania njofton se pret që mbi 500 milionë përdorues të marrin pjesë në këtë ditë, apo rreth 100 milionë më shumë se vitin e kaluar. /Telegrafi/