LAJMI I FUNDIT:

Disleksia, problem që vështirë se mësimdhënësit e dallojnë në Maqedoni (Video)

Disleksia, problem që vështirë se mësimdhënësit e dallojnë në Maqedoni (Video)

Damjan Nikollovski, është një nga ata nxënës që në shkollë gjithmonë ka qenë i cilësuar si fëmiu intelegjent, por përtac. Kjo për shkak të gjendjes së tij, e njohur si “Disleksia” që tek ne shumë pak njihet, dhe shumë pak njerëz merren profesionalisht me këtë fushë, ndërsa paraqet gjendjen kur truri në mënyrë të ndryshme e proceson gjuhën e shkruar dhe të folur.

“Problemi mbi të gjitha qëndron në mos-edukimin e kuadrit mësimdhënës dhe atë parashkollor të cilët gjatë studimeve të tyre, nuk e studiojnë “Disleksia” si gjendje dhe për këtë shkak nuk mund t’i identifikojnë nxënësit me Disleksia. Në të shumtën e rasteve kjo rezulton që këta nxënës të etiketohen si nxënës dembel, me aftësi të ulët intelektuale, ndërsa shumë shpesh edhe si nxënës torollakë. Megjithatë kjo ndodh për shkak të mosnjohjes së Disleksiat”, tha Damjan Nikollovski, kryetar i Shoqatës për Disleksia, “Ajnshtajn”.


Sipas tij, me punën e duhur këta nxënës mund të përparojnë shumë, pasi që kanë inteligjencë të lartë. Ai thekson se njohja e Disleksiat mungon edhe nga institucionet shtetërore, prandaj pret që konferenca e sotme të rrisë vetëdijen e shoqërisë që nxënësit me Disleksia të mos jenë të diskriminuar.

“Po, normal se kanë vështirësi edhe gjatë punësimeve në qoftë se nuk munden rrjedhshëm ta thonë atë që duhet ose ta shkruajnë atë që duhet. Prandaj është shumë e nevojshme përkrahja profesionale nga kuadro qofshin ato shërbimet në shkolla, pedagogët, psikologët, logopedët e të tjerët, të cilët do të mund t’u ndihmojnë këtyre personave që sa më herët ta tejkalojnë këtë gjendje, që të mund pastaj të kyçen qoftë në tregun e punës apo ngritjen e tyre profesionale”, u shpreh Nizihate Sulejmani, këshilltare shtetërore në Ministrinë e arsimit dhe shkencës.

Këshilltarja shtetërore në Ministrinë e Arsimit, Nazihtere Sulejmani shtoi se personat me Disleksia shpesh herë nuk punësohen vetëm për shkak të gjendjes që kanë, edhe nëse nuk vërehet mangësia e tyre. Ndërsa Sllavica Tasevska Nikollovska, trajnere e licencuar për Disleksia shpjegoi se këta persona mendojnë dhe pranojnë informacionet me të gjitha shqisat, gjë që i bën në të njëjtën kohë të kenë aftësi të larta dhe kreativitet si dhe vështirësi në perceptimin real.

“Problemi i tyre paraqitet në fillimet e arsimimit, kur për herë të parë ballafaqohen me simbolet dy dimensionale, ku bëjnë pjesë numrat, shkronjat, shenjat e pikësimit që për ta nuk do të thotë asgjë. Për shkak të mënyrës së tyre të të menduarit nuk mund të identifikojnë fotografinë reale në gjithë ato simbole”, u shpreh Sllavica Taseska Nikollovska, trajnere e licencuar për Disleksia.

Nga 2500 nxënës në shkolla të ndryshme, “Disleksia” paraqitet tek 12.2% e tyre. Personat e prekur nga Disleksia, këtë gjendje e bartin gjithë jetën, megjithatë sipas ekspertëve me punën e duhur ata mund t’i tejkalojnë vështirësitë me të cilat përballen, dhe të shfrytëzojnë Disleksian për anët e forta që kanë. Bota njeh disa persona të famshëm që kanë jetuar me Disleksian. Një ndër ta është edhe fizicienti Albert Ajnshajt, kreatori i “Apple” Stiv Xhobs, aktori i njohur Tom Krus, e tjerë./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Murati i përgjigjet opozitës: Në raportin e DASH-it ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

Lajme
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori