LAJMI I FUNDIT:

Diskutimi për ligjin për gjuhët vazhdon nesër

Diskutimi për ligjin për gjuhët vazhdon nesër

Debati rreth amendamentit për Propozim-ligjin për përdorim të gjuhëve do të vazhdojë nesër në ora 13:00, kumto sonte Komisioni kuvendor për çështje e evropiane.

Debati filloi sot, ndërsa kryetari i Komisionit Artan Grubi paralajmëroi se për amendamentet e OBRM-PDUKM-së opozitare dhe koalicionit do të debatohet më 25 dhjetor, kur do të jetë dita e tretë dhe e fundit për debatin rreth amendamenteve. Në kumtesën e djeshme theksohet se, megjithatë, dita e tretë e debatit rreth amendamenteve do të mbahet nesër, transmeton MIA.


Në vazhdimin e sotëm ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji refuzoi një nga amendamentet e Lëvizjes Besa. Seanca e Komisionit është ndërprerë pasi kryetari i Komisionit Artan Grubi nuk u dha mundësi për vërejtje procedurale deputetëve të Besës, pas refuzimit të amendamentit, por mori fjalë pas çka deputetët e kësaj partie filluan t’i bien tavolinave të Kuvendit.

Grubi, megjithatë në deklaratë për media tha se seanca nuk do të vazhdojë pasi janë krijuar kushte për vazhdimin e debatit të amandamenteve, dhe se deputetët e Besës kanë treguar panjohuri të Rregullores së Kuvendit.

Fadil Zendeli i Besës, megjithatë, e akuzoi Grubin se ka organizuar manipulime për pamundësimin e debatit real lidhur me propozim-ligjin dhe nuk ka lejuar ta elaborojnë amandamentin e parashtruar që u refuzua.

Paraprakisht në seancë, Grubi tha se dita për debatin e amendamentit do të jetë më 24 dhjetor (që më pas e korrigjoi se do të mbahet më 25 dhjetor) që t’i jepet mundësia opozitës që të diskutojë për amendamentet.

Me ligjin për gjuhë, sipas Grubit, mbyllet një çështje nga Marrëveshja e Ohrit, ndërsa ata (OBRM-PDUKM) janë nënshkrues të tij.

Deputetët e opozitës, siç paralajmëruan, nuk marrin pjesë në seancën e komisionit, ndërsa pritet që të kyçen në debatin e Parlamentit pas kongresit të OBRM-PDUKM-së, të caktuar për më 23 dhjetor.

Pjesën më të madhe prej 90 amendamenteve – 84 ka OBRM-PDUKM, 4 LSDM dhe 2 BESA.

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori