LAJMI I FUNDIT:

Diskutime të ashpra në Komisionin për impeachment ndaj kryetarit Ivanov

Diskutime të ashpra në Komisionin për impeachment ndaj kryetarit Ivanov

Ashtu siç u paralajmërua, ka filluar mbledhja e Komisionit për impeachment ndaj kryetyrit Gjorge Ivanov, me diskutime të ashpra në mes të anëtarëve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PlusInfo bën të ditur se LSDM-ja ka kërkuar prezencën e vet kryetarit Ivanov në mbledhje, por që është kundërshtuar nga kryetari i Komisionit, Zoran Ilioski, i cili ka arsyetuar se nuk ka bazë në rregullore që të thirrjet shefi i shtetit.


I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetes Renata Deskoska nga LSDM-ja, e cila ka thënë se Ilioski ka obligim që ta thërret kryetarin e shtetit, ndërkaq i mbetet Ivanovit të vendos, nëse do të marrë pjesë në mbledhje apo jo.

Ndryshe, komisioni duhet të shqyrtojë propozimin e opozitës dhe BDI-së për ngritje të procedurës për vërtetimin e përgjegjësisë së kryetarit Ivanov, për vendimin për falje./Telegrafi/