LAJMI I FUNDIT:

Diskutime për parakalimet në Formula 1 nëse shfaqen sërish probleme

Diskutime për parakalimet në Formula 1 nëse shfaqen sërish probleme

Pas Çmimit të Madh të Australisë në Botërorin e Formulës 1 nuk ishin të paktë ata pilotë që shfaqën shqetësimin e tyre në lidhje me mungesën e parakalimeve në pistë, e njëri prej tyre ishte Lewis Hamilton.

Kjo ka bërë që drejtuesit e skuderive të mendojnë të rihapin diskutimet në lidhje me këtë çështje, në rast se ky problem do të vijojë të shfaqet edhe në gara të tjera.


Në pistën e Melbournet u kryen vetëm 6 parakalime, por ajo që duhet parë është se nëse ky fenomen u shfaq për shkak të pistës, apo të rregullave të reja për aerodinamikën. Për momentin, drejtuesit e skuderive kanë vendosur që të shohin edhe garat e tjera, përpara se të arrijnë në përfundime që mund të rezultojnë të nxituara.

“Kemi një makinë të konceptuar ndryshe. I vetmi shqetësim është parakalimi. Të shohim se çfarë do të ndodhë në garat e ardhshme dhe, nëse do të kërkohet veprim për këtë çështje, atëherë jemi të hapur të nisin diskutimet”, tha Toto Wolff për “Motorsport”.

Në të njëjtën linjë me Wolff qëndron edhe shefi i Red Bullit, Christian Horner, i cili tha se në fillim duhet parë sesi do të shkojnë gjërat në Kinë e Bahrein, për të arritur në ndonjë përfundim. Horner shtoi se është pozitiv fakti që në Australi, pilotët jepnin maksimumin në pistë gjatë të gjithë garës, pavarësisht mungesës së parakalimeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori