LAJMI I FUNDIT:

Disa të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit të vogël në Nashville

Disa të vdekur pas rrëzimit të aeroplanit të vogël në Nashville

Disa njerëz kanë vdekur pasi një aeroplan i vogël me një motor u rrëzua teksa u përpoq të bënte një ulje emergjente në Nashville, Tennessee, SHBA.

Kulla e kontrollit në aeroportin “John Tune” të Nashville mori një mesazh rreth orës 19:40 E.T. nga një pilot, i cili tha se aeroplani i tyre po përjetonte një ndërprerje të motorit dhe energjisë ndërsa kishte nevojë që të ulet, tha Don Aaron, drejtor i marrëdhënieve publike për Policinë Metropolitane të Nashville në një konferencë shtypi të hënën mbrëma. Kulla dha lejen, por ndërsa lëvizte drejt aeroportit, piloti tha se aeroplani nuk do të arrinte, sipas Aaron.


Dëshmitarët i thanë policisë se aeroplani ishte në gjendje të vështirë, raporton abcnews.

Aeroplani u rrëzua larg korsive në Lindje të rrugës ndërshtetërore 40, tha ai.

Njësitë zjarrfikëse janë përballur me flakë të mëdha pasi kanë arritur në vendngjarje, por kanë mundur ta shuajnë atë dhe të ruajnë provat nga vendi i ngjarjes.

Si Administrata Federale e Aviacionit ashtu edhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit janë rrugës për të hetuar incidentin, tha Aaron.

Zyrtarët lokalë po punojnë me autoritetet federale për të përcaktuar se nga e ka origjinën aeroplani. Autoritetet gjithashtu nuk e dinë ende se kush ishte në bord.

Rruga ndërshtetërore u mbyll pas incidentit dhe hetimet për aksidentin janë në vazhdim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori