LAJMI I FUNDIT:

Disa minatorë të Trepçës i ankohen kryetarit të VV-së në lidhje me ligjin

Disa minatorë të Trepçës i ankohen kryetarit të VV-së në lidhje me ligjin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, bashkë me deputetin Faton Topalli kanë takuar sot disa nga minatorët e ndërmarrjes Trepça për të diskutuar për ligjin për këtë ndërmarrje.

“Organizata joqeveritare ‘Minatori’, bashkë me sindikatën e minatorëve të Stan Tërgut dhe atë të metalurgjistëve kishin kërkuar këtë takim për t’i shprehur kërkesat dhe pakënaqësitë e tyre në lidhje me këtë ligj”, thuhet në një komunikatë të Lëvizjes Vetëvendosje.


Sipas njoftimit, kërkesat për njohje të përvojës së punës, njohjen e diplomave interne, përfshirja e minatorëve prej vitit 1989 në pronësinë e 20 përqindëshit të aksioneve, janë kërkesa të drejta dhe Lëvizja Vetëvendosje do t’i përkrahë ato.

“Deputetët u dakorduan me minatorët që bashkëpunimi do të vazhdojë duke e ditur që Trepça është motor i zhvillimit industrial e ekonomik të vendit”, thuhet në fund të njoftimit. /Telegrafi/