Reduktime të mëdha të energjisë ka pasur dje dhe sot në disa lagje të Prishtinës. E disa pronarë të bizneseve po ankohen për këtë, pasi që siç thonë ata, energjia elektrike po ndalet në ora 09:00 dhe deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Ata ankohen se shkaku i mungesës së energjisë po iu shkaktohet dëme të madha në biznes.
Kjo ndërprerje e energjisë i ka krijuar vështirësi të mëdha Fluturim Gashit, pronar i një biznesi në Prishtinë.
Ai ka thënë për KosovaPress, se gjatë këtyre dy ditëve nuk kanë mundur të punojnë shkaku i ndaljes së energjisë elektrike.
“Sa i përket ndaljes së energjisë elektrike, bizneset tona nuk munden të funksionojnë hiç së pari për arsye se ne jemi edhe zejtarë, edhe jemi të varur nga energjia elektrike. Gjatë këtyre dy ditëve nuk kemi punuar fare dhe kemi qenë të dëmtuar tërësisht”, ka thënë Gashi.
Ndërsa një pronar tjetër, Defrim Duraku ka thënë se dëmi për biznesin e tij është i madh, pasi që çdo gjë që bëhet në këtë biznes, bëhet me rrymë.
“Problemet kryesore të rrymës janë, puna prej fillimi në mëngjes kur t’ia nis njeri për me punuar. 9 orë kemi qenë pa rrymë dhe problem kryesor ka qenë se çdo prodhim, çdo punë që bëhet, bëhet me rrymë… dëme sa të duash, dëme të pa llogaritura”, ka thënë Duraku.
Një biznes tjetër, pronar i të cilit është Jetullah Xhinofci, ka thënë se ky problem është qe dy ditë në këtë vend dhe nuk e dinë se kur vjen energjia.
“Dje nuk ka pas prej orës 9 deri në ora 21 e mbrëmjes, dhe sot e kanë ndal njëjtë prej orës 9 dhe nuk e dimë kur vjen. Pa rrymë ne nuk mundemi me punuar asgjë, por besoj që e lëshojnë, e ndreqin rrymën”, ka thënë Xhinofci.
E zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, përmes telefonit ka thënë se kjo ndërprerje e energjisë elektrike është bërë si pasojë e punimeve që janë duke u bërë në këtë lagje të ndryshme në kryeqytet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City