Njerëzit janë krijesa të çuditshme dhe të komplikuara. Ky fakt, mund ta vështirësojë disi socializimin, nëse nuk keni studiuar aspekte të psikologjisë njerëzore
Duke u njohur me disa të vërteta të thjeshta psikologjike se si funksionojnë mendjet tona, ju mund ta ndihmoni veten për të patur më shumë sukses në një intervistë pune, gjetjen e dashurisë dhe marrjen e asaj që dëshironi në jetë.
Zotërimi i këtyre njohurive do t’ju japë një avantazh të madh në çdo situatë mbi shumicën e njerëzve, duke ju bërë më instiktiv dhe të kapshëm ndaj detajeve.
Kontrolloni ngjyrën e syve të përsonit me të cilin po komunikoni
Studime shkencore tregojnë se mbajtja e kontaktit me sy vetëm pak më gjatë sesa pjesa tjetër e njerëzve natyrshëm rrit menjëherë sharmin tuaj. Për të “mashtruar” veten në përdorimin e këtij studimi, kontrolloni thjesht ngjyrën e syrit të personit që po takoni.
Kjo do t’ju bëjë më të pëlqyeshëm tek ata. Sigurohuni mos t’i hapni shumë sytë kur të bëni këtë veprim, pas situata do bëhet e sikletshme. Silluni sa më natyrshëm.
Përtyp çamçakëz për t’u qetësuar
Do bëni diçka që ju bën të tensionuar apo nervoz? Provoni të përtypni çamçakëz teksa e bëni. Në këtë mënyrë, ju jeni duke “mashtruar” trurin tuaj se jeni në një moment të rehatshëm të ditës.
Në vend që të jeni në panik (gjë e cila ju merr shumë energji), truri juaj arsyeton se për shkak se jeni duke bërë diçka tjetër (duke përtypur çamçakëz), ju nuk duhet të jeni të shqetësuar apo nervoz.
Shmangni zemërimin duke u ulur pranë atij personi
Psikologjikisht, rezulton se është shumë më e lehtë të shkarkosh zemërimin tënd ndaj dikujt që është fizikisht larg teje.
Ndonjëherë është pak e sikletshme, të debatosh me dikë që është pranë teje. Prandaj, nëse ndjeni avullin që po del nga veshët e shefit (ose partnerit) tuaj përpara një takimi, merrni kontrollin e situatës dhe uluni menjëherë pranë tij. Afërsia juaj do ndihmojë të mbahet zemërimi.
Shikoni drejtimin e këmbëve të njerëzve për të vlerësuar interesin e tyre ndaj teje
A po e shijon personi që keni përballë bisedën me ju, apo po kërkon një justifikim për t’u larguar? Për ta zbuluar, thjesht shikoni këmbët e saj/ e tij. Nëse ato janë të drejtuara nga ti, personi është vërtetë i interesuar në bisedë.
Nëse janë në një drejtim tjetër dhe të zhvendosura në mënyrë të kundërt nga mënyra se si personi është ulur, mendja e tyre është diku tjetër. Ky detaj gjithashtu mund t’ju tregojë nëse jeni të mirëpritur apojo për t’ju bashkuar një bisede.
Efekti Benjamin Franklin
Ky efekt psikologjik, quhet i tillë, pasi ishte Benjamin Franklin ai që vuri re se nëse i bën dikujt një nder, ti fillon ta pëlqesh atë person.
Pse ndodh kështu? Truri ynë lufton kundër situatave ku ajo çfarë mendojmë nuk përputhet me veprimet tona, prandaj kur bëjmë diçka të këndshme për dikë, truri juaj do të vendosë që personi të cilit ndihmuat është në fakt më i/e mirë se ç’keni menduar.
Më shumë pyetje ju bëjnë më të pëlqyeshëm
Karizma nuk është një dhuratë misterioze e natyrës. Gjithë çfarë duhet të bëni për të qenë i/e tillë është të bëni më shumë pyetje. Në një intervistë pune drejtojini sa më shumë pyetje intervistueit dhe lëreni atë të flasë për veten.
Dëgjoni vërtet se ç’kanë për të thënë dhe në fund ata do të largohen nga intervista me një ndjesi pozitive dhe do mendojnë se intervista shkoi mirë. Këtë e mbështesin edhe kërkimet e fundi.
“Shiko një, bëj një, mëso një”
Kjo është një tjetër teknikë psikologjike, për të përvetësuar më mirë një aftësi.
Gjatë këtij procesi ji i vëmendshëm dhe shiko çdo detaj, më pas përpiqu ta bësh vetë atë detyrë dhe në fund përpiqu t’ja mësosh dikujt tjetër, shkruan Anabel.
Efekti i derës në fytyrë
Në disa situata, është mirë të bëni një kërkesë jorealiste. Pala tjetër do t’ju thotë jo (dhe do të ndjehet keq për këtë).
Në këtë mënyrë, kur të bëni kërkesën tuaj të vërtetë, do ndjehet i/e detyruar të thotë po. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre