Disa gjëra interesante që duhet t'i dini për KFC që punon edhe në Maqedoni
Fraza tashmë e njohur "Gishtat t'i lëpish" është krijuar nga ata që kënaqen me mishin më të mirë të përgaditur në botë. Legjenda urbane thotë se kjo frazë ka filluar të përdoret nga zinxhiri i restoranteve të mirënjohura botërore, KFC, që tanimë janë edhe në Maqedoni.
Mishi i pulës nga Kentucky ka kaluar një rrugëtim të rëndë për të depërtuar në gjithë botën. E për të gjithë procesin është kujdesur një njeri, koloneli Harland Sanders i cili është edhe në vetë logon e KFC.
Ai është rritur me një jetë të rëndë pasi në moshë të re ka mbetur pa baba e nëna e tij ka qenë e detyruar që të punojë punë të rënda, që të mbajë familjen.
Pa babain, dhe me nënën që gjithmonë ka punuar për të mbajtur familjen, Sanders është detyruar që të mësojë gatimin. Ndërkohë ka punuar që të kujdeset për të perfeksionuar dijen e tij për gatimin.
Ai nuk ka pasur ku të flejë dhe për këtë është marrë vesh me pronarët e pompës së benzinës për tu strehuar në ambientet e kësaj pompe, në kompenzim që të punojë në dy ndërrime.
Në mungesë të hapësirave që udhëtarët të hanë ushqimin e përgatitur nga Sanders, ai u ka lejuar që të ushqehen tek dhoma e tij modeste.
Zhvillimi Me suksesin që e ka arritur Sanders, pompa e benzinës e ka shtuar hapësirën dhe ka bërë 100 ulëse në restoranin e ri.
Për të përshpejtuar procesin e gatimit për restorantin e ri, Sanders ka investuar në një mjet që i ngjan fritezës. Në vaj ka skuqur mish pule, në 11 lloje të gatimit dhe me aroma të ndryshme.
Guvernatori i Kentuckyt, në formë lëvdate i jep titullin "Kolonel Sanders" si person i dalluar në këtë vend.
I sfiduar nga jeta, ai me gjithë gruan e tij, së bashku me tenxheren dhe disa nga gatimet e mishit të pulës u nisen për të kërkuar sfida të reja, dhe kontaktoi restorantet dhe gjelltoret që ishin nëpër rrugët e Kentucky, duke ju ofruar shitjen e produkteve ose idesë së tij. Restoranteve ju kishte pëlqyer ideja dhe produktet e përgatitura filluan t'i blejnë e me çka ai lidhi kontratë me mbi 200 restorane.
Në vitin 1964 ai fillon të përfitojë duke ju shitur të drejtën bizneseve tjera për të hapur zinxhir restoranesh.
Ideja e tij atëherë i ka kushtuar 2 milionë dollar për ta shitur, e që tani me fuqinë blerëse dhe ekonominë momentale vlenë 15 milion dollarë.
Sot, kompania Kentucky Fried Chicken Empire është duke punuar globalisht për mish pule të shijshme, e koloneli Sanders është shenjë dalluese për brendin.
Misioni i tij me vite ka filluar vetëm në periudhën e tretë të jetës së tij.
Nga kuzhina e tij, koloneli e ka "pushtuar" botën, ndërsa kovat e mbushura me mish pule të KFC-së janë tani ushqimi i preferuar i atyre që janë të uritur për diçka të shijshme dhe ndryshe.
Artikull i sponsoruar





































