LAJMI I FUNDIT:

Disa fshatra të komunave të Tearcës dhe Jegunocës pa ujë cilësor

Disa fshatra të komunave të Tearcës dhe Jegunocës pa ujë cilësor
Foto: Arkiv

Krahas mungesës së ujit të pijshëm, shumë vendbanime rurale në rajonin e Pollogut përballen edhe me ujë jocilësor. Ata detyrohen që ujë të mbushin në fshatrat përreth ku uji është më i mirë për pije. Shumica e fshatrave kanë mungesë të ujit të mjaftueshëm, ndërsa në këto raste – në rezervuarët e ujësjellësit lëshohet edhe uji nga lumenjtë, por ky ujë nuk i pijshëm dhe përdoret vetëm për nevoja higjienike. Sa për ilustrim, probleme të kësaj natyre kanë banorët e disa fshatrave të Komunës së Tearcës dhe Jegunocit. Banorët e këtyre fshatrave shpeshherë shihen duke mbushur ujë në fshatin Odër, Jazhincë ose ndonjë fshat tjetër, ku uji është i cilësisë së lartë. Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, ku kryhen kontrolle të rregullta të cilësisë së ujit, thonë se muaji shtator i këtij viti ka qenë më i rëndi ndër dekada për sa i përket cilësisë së ujit në vendbanime rurale.

“Kjo ka të bëjë me reshjet e shiut që I kishim gjatë muajit shtator, por edhe me mosmirëmbajtjen adekuate të rrjeteve të ujësjellësve. Krahas aspektit higjienik dhe sanitar të ujit, duhet patjetër të kemi mirëmbajtje të objekteve të ujësjellësve nëse duam që të kemi ujë cilësor. Për fat të keq, në shumë vendbanime rurale nuk kemi mirëmbajtje adekuate të rrjeteve të ujësjellësit dhe objekteve të rezervuarëve”, thotë Ratko Davidovski, mjek në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë. Ai shprehet se qytetarët, që të kenë ujë të sigurt për pije, duhet që në mënyrë të vazhdueshme të ketë dezinfektim të sistemeve të ujësjellësve, ndërsa është evidente se një mirëmbajtje e tillë mungon në shumicën e këtyre vendbanimeve.


“Në ato vendbanime ku ka ndërmarrje publike që merret me menaxhimin e ujin të pijshëm, gjendja është pak më e mirë, por megjithatë kujdesi nuk është adekuat ashtu siç kërkohet sipas standardeve. Pra, duhet në mënyrë të vazhdueshme të kemi dezinfektim të atyre rrjeteve apo rezervuarëve. Këtu fjalën e kam për vendbanimet rurale. Edhe në ato fshatra ku ka bëhet dezinfektimi kjo nuk është e mjaftueshme, sepse nuk bëhet në mënyrë adekuate”, sqaron Davidovski.

Ndryshe, edhe pse disa herë edhe zyrtarët e lartë qeveritarë edhe ato lokal, në paraqitjet e tyre premtojnë zgjidhje për problemin me ujin e pijshëm, megjithatë deri më tani nuk është ndërmarrë asgjë konkrete që këta banorë të kenë ujë të mirë për pije. Premtimet e tilla në shumicën e rasteve jepen gjatë fushatave zgjedhore dhe më pas harrohen. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori