LAJMI I FUNDIT:

Disa banorë të një fshati në Skoci i bëjnë thirrje fqinjëve që të presin pishat sepse po ua bllokojnë sinjalin televiziv

Disa banorë të një fshati në Skoci i bëjnë thirrje fqinjëve që të presin pishat sepse po ua bllokojnë sinjalin televiziv

Një grup prej 100 personash thonë se kanë “hequr dorë” nga shikimi i televizorit sepse pishat masive po bllokojnë sinjalin e tyre.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, tashmë fshatarët bëjnë thirrje që të priten pemët në lagjen e tyre, sepse problemet janë shumë të mëdha.


Ata të gjithë kanë nënshkruar një peticion prej katër faqesh për të shfryrë zhgënjimin dhe zemërimin e tyre dhe po i bëjnë thirrje pronarit të tokës që të presë ato.

Bëhet fjalë për disa banorë që jetojnë në një fshat të Skocisë.

Një prej banorëve, Elaine Murdoch, thjesht është lodhur dhe dëshiron të shikojë sërish televizorin e saj.

Ajo tha: “Pishat po shkaktojnë mjaft probleme. Ato janë bërë aq të gjata sa po ndikojnë në sinjalin televiziv, po bëhen të rrezikshëm për shtëpitë dhe makinat dhe po e bëjnë hije për shtëpitë dhe kopshtet”.

“Ne kemi 100 nënshkrime në peticionin tonë”. /Telegrafi/