LAJMI I FUNDIT:

Diplomati rus Kirill Abramov ndalohet në Moldavi, tentoi që jashtëligjshëm të nxjerr mbi 60 mijë dollarë

Diplomati rus Kirill Abramov ndalohet në Moldavi, tentoi që jashtëligjshëm të nxjerr mbi 60 mijë dollarë

Në Aeroportin e Kishinau në Moldavisë, policia kufitare kishte ndaluar diplomatin rus Kirill Abramov, i cili kishte tentuar që jashtëligjshëm të nxirrte 62 mijë dollarë. Diplomatit rus dhe përkundër që kishte imunitet diplomatik ju ndalua udhëtimi dhe ky rast u cilësua si çështje penale.

Abramov është i diplomuar në institutin Shtetërorë për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Ministrisë së Jashtme Ruse (MGIMO) dhe në Ambasadën e Federatës Ruse në Moldavi kishte pozitën e atasheut.


Ai gjatë punës në Moldavi njihet si diplomat shumë aktiv, duke tentuar që të promovoj kulturën ruse dhe idetë e “Ruski Mir”. Abramov kishte marr pjesë në shumë ceremoni të organizuara nga Qendra Ruse për Kulturë dhe Shkencë në Kishinau dhe ishte i njohur për fjalimet e tija nacionaliste ruse.

Diplomati kishte shumë takime me politikan bullgarë, posaçërisht me zyrtarë të Partisë Socialiste të Moldavisë, parti e cila është e njohur për qëndrimet pro-ruse. Vlen të ceken takimet e tija me ish-ministrin e Mbrojtës të Moldavisë, Victor Gaiciuc, i cili njëherazi ishte edhe këshilltarë i ish-presidentit Igor Dodon, gjithashtu i njohur për qëndrimet e tija pro-ruse.

Abramov gjatë tentimit për të nxjerr jashtëligjshëm 62 mijë dollarë nga territori i Moldavisë ishte së bashku me bashkëshorten e tij Aleksandra Abramova.

Bazuar në ligjet në fuqi në Moldavi, personi i cili lëshon territorin e Moldavisë lejohet që të ketë me vete mjete monetare në kundërvlerë të 10 mijë eurove, mbi ketë vlerë por jo më shumë se 50 mijë euro, duhet të ketë vërtetim dhe t’i deklaroj në piken kufitare.

Pjesa dërmuese e diplomatëve rusë që punojnë në Ambasadat ruse janë pjesëtarë të kamufluar të shërbimeve inteligjente ruse, vlen të ceken ata që kanë pozitat e atasheut për siguri, mbrojtje, kulturë dhe ekonomi.

Bazuar në mënyrën se si funksionojnë spiunet rusë që kryejnë aktivitete spiunazhi nën petkun e diplomatit, mënyra se si paguajnë me para në dorë burimet e informacionit, mund të vijmë në përfundim që Kirill Abramov kishte tentuar që paratë që i kishte përvetësuar gjatë aktiviteteve të tija të spiunazhit të ketë tentuar që t’i dërgonte në Rusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?

Botë
Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Gjermania paralajmëron për pasojat e sulmit të dyshuar kibernetik rus

Evropa
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori