LAJMI I FUNDIT:

Diplo akuzohet për përdhunim seksual nga një 25-vjeçare

Diplo akuzohet për përdhunim seksual nga një 25-vjeçare
Diplo (Foto: Getty Images)

Diplo, emri i vërtetë i të cilit është Thomas Wesley Pentz, mund të përballet me akuza penale me pretendimet se përdhunoi një grua, sipas një raportimi të bërë nga BuzzFeed.

Producenti u akuzua nga një grua 25-vjeçare, të cilën Departamenti i Policisë në Los Angeles, nuk e identifikoi për shkak të privatësisë për regjistrimin e videove seksuale pa lejen e saj.


Zyra e Prokurorit të Qytetit të Los Angeles ka shqyrtuar akuzat për shkeljen e intimitetit dhe dhënien me qëllim të një infeksioni seksualisht të transmetueshëm.

Diplo (Foto: Getty Images)

“Ne po e shqyrtojmë dhe nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë”, tha zëdhënësi i avokatit, Rob Wilcox.

Gruaja, e cila paraqiti ankesën në tetor të vitit 2020, gjithashtu pohoi në polici se Diplo, tani 42 vjeç, e përdhunoi atë në dhomën e tij të hotelit në Las Vegas pas një prej koncerteve të tij, por asnjë akuzë penale nuk është ngritur për incidentin e pretenduar.

Diplo (Foto: Getty Images)

Avokatët e Diplos në anën tjetër i mohuan të gjitha pretendimet që ata kishin bërë më parë në deklarata publike dhe dokumente gjyqësore, por ata thanë se letra nuk mund të citohej për konsum publik.

DJ amerikan ka ndërmarrë veprimet e tij kundër viktimës së supozuar, duke siguruar një urdhër ndalimi të përkohshëm dhe duke e paditur atë për ndjekjen, shkeljen dhe shpërndarjen e materialeve private. /Telegrafi/

Diplo (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori