LAJMI I FUNDIT:

Dinosha: Kisha Ortodokse Serbe nuk do ta definojë rrugën evropiane të Malit të Zi, ndikimi rus prezentë në rajon

Dinosha: Kisha Ortodokse Serbe nuk do ta definojë rrugën evropiane të Malit të Zi, ndikimi rus prezentë në rajon

Ish-ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe nuk do ta definojë rrugën evropiane të këtij vendi.

Dinosha po ashtu ka folur rreth ndikimit rus në Ballkan, me theks të veçantë në Mal të Zi, por edhe për ngjarjet e fundit politike atje, siç është nënshkrimi i Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Ai për The Geopost ka folur shkurtimisht edhe për situatën e fundit në veri të Kosovës duke qenë i bindur se vetëm koordinimi me miqtë ndërkombëtarë, sidomos me Amerikën do të jetë zgjidhja e duhur edhe për këtë situatë.

Intervistën e plotë

Si e përshkruani ndikimin rus në Ballkan gjatë periudhës që keni qenë ju politikan?

Ndikimi rus në rajon, por edhe në Mal të Zi është i kamotshëm, është historik kisha thënë, edhe në fazat më të hershme të proceseve demokratike ka qenë i pranishëm. Është vazhdimisht i pranishëm për arsye se në Mal të Zi ka parti politika të cilat janë pro-serbe e me këtë edhe pro-ruse, janë parti serbe në të vërtetë dhe të cilat këtë e shfaqin haptas, publikisht. Ka ndodhur që në fazën kur Mali i Zi po përgatitej të hyjë në NATO të jenë parë hapa konkret të cilët kanë folur për prezencën e ndikimit rus këtu, edhe të atij serb natyrisht sepse gjithmonë ata këtu shkojnë bashkë. Në vitin 2016, në prag të zgjedhjeve parlamentare këtu ka pasur tendencë për një grusht shteti, nga ana e grupit të caktuar të përzier serbo-rus, emrat e të cilin më vonë kanë dalë në publik dhe ky grup ka pasur në plan që po të ishin zgjedhjet parlamentare në favor të forcave pro perëndimore, sidomos në favor të partisë së presidentit aktual të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, këta të bënin një lloj depërtimi me dhunë në Parlamentin e Malit të Zi e të shpallnin fitoren e vet dhe kështu proceset të merrnin kahje tjetër. Për fat të mirë kjo është penguar, e procesi, sa i përket grupit ende nuk ka përfunduar, në një shkallë po.

Më vonë, me ndërrimet që ndodhën këtu në qeveri e në skenën politike të Malit të Zi ndërroi edhe ritmi i gjykimit të këtij grupi për arsye se kemi pasur situatën që para dy vjetësh në qeveri depërtuan forcat pro serbe, të cilat këtë proces e lanë anash, nuk e finalizuan dhe të cilat kishin tendenca që gjithnjë e më tepër që të ngulnin rrënjë për të devijuar politikat pro perëndimore të Malit të Zi dhe për t’iu kthyer politikave pro ruse këtu. Në këtë qeveri ka qenë edhe kryeministri aktual Abazoviq, i cili asokohe ishte zëvendëskryeministër dhe i cili këto politika i njihte mirë, besoj çdo ditë takohej me to, për të bërë më vonë një hap që foli se është i pakënaqur me rrjedhat në qeverinë ku ishte, bëri një lëvizje që u braktis kjo qeveri, ai propozoi formimin e një qeverie të pakicës, e cila është aktualisht në pushtet, u bë kryeministër, por me përkrahjen e forcave pro-perëndimore, kryesisht të partisë së Gjukanoviq, ajo është partia më e madhe pro-perëndimore në Mal të Zi dhe pa të s’kishte pasur lëvizje drejt pavarësisë së Malit të Zi dhe drejt inkuadrimit në NATO. Këto besoj se opinioni i ka të qarta.

Tashti jemi në situatë që Abazoviq ka këtë përkrahje me premtim se do të punojë për vazhdimin e politikave pro-perëndimore dhe të projekteve strategjike të Malit të Zi, ato janë integrimet evropiane dhe integrimet euroatlantike, këto të dytat janë kryer, Mali i Zi është shumë serioz në rrugën për në BE dhe është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor në këtë rrugë. Ky ka premtuar se do ta vazhdojë këtë rrugë, mirëpo në start përsëri paraqiten probleme me Kishën Ortodokse Serbe dhe me faktin që vetë kryeministri Abazoviq me ekipin e tij futi në rend të ditës një kontratë që del sërish të jetë me sherr, që del sërish të jetë problematike sepse është fjala për një kontratë si e quajnë Kontratë Themeltare me Mitropolinë malazezo-bregdetare, ashtu quhet Kisha Serbe në Mal të Zi dhe ky është insistues që kjo të miratohet në Qeverinë e Malit të Zi.

Në Qeverinë e Malit të Zi ka pasur diskutim për të, është votuar për të, disa ministra nuk e kanë përkrahur, por e ka përkrahur shumica e ministrave, jo shumica kualifikuese, e cila ka qenë dakorduar me marrëveshjen para formimit të qeverisë, por një shumicë që është shumicë dhe Abazoviq flet se kjo Kontratë nuk do ta prekte qenien shtetërore të Malit të Zi, mirëpo ekspertë të fushës flasin ndryshe dhe janë shumë bindës me argumentet e tyre se Kontrata ka për qëllim që të qesë në plan të parë Kishën Serbe si kishë numër një historikisht në Mal të Zi, madje e paraqesin edhe më të vjetër se vetë shtetin e Malit të Zi. Aty flasin për kishë të krishterë, por fjala është për Kishën Serbe. Natyrisht se forcat pro perëndimore të cilat përkrahin Qeverinë e Pakicës janë edhe Partia Socialdemokrate dhe dy ministra shqiptarë, njëri ka përkrahur Kontratën, tjetri ka braktisur atë mbledhje të qeverisë, kështu që nuk dihet si do të votonte po të ishte brenda, por sidoqoftë forcat pro-perëndimore thonë se nëse qeveria vazhdon me këtë projekt, se e nënshkruan Kontratën Themeltare me Kishën Serbe, ata do të tërheqin përkrahjen për Qeverinë Abazoviq dhe do të kemi një krizë të re politike në Mal të Zi.

Ka njerëz që thonë se mund të ngjajë se Abazoviq mund të shkojë përsëri në përqafimin e forcave serbe, të cilat në këtë rast, kur t’ia shkurtojë përkrahjen partia e Gjukanoviqit, t’i bashkohen sërish Abazoviqit dhe pa nevojën e votave të reja të krijojnë prapë qeveri me shumicë pro-serbe, e cila do të vazhdonte planet e veta, projektet e veta. Unë shpresoj se kjo prapëseprapë nuk do të ngjajë, shpresoj se edhe partnerët tanë ndërkombëtar e kanë të qartë se lufta kundër korrupsionit është e domosdoshme dhe duhet të vazhdojë, por jo edhe me çmimin që Mali i Zi të mos jetë shtet pro-perëndimor, shtet i NATO-s, se është po ashtu e qartë se po ranë forcat pro-perëndimore, po ra partia e Gjukanoviqit nga pushteti, nga ndikimi në pushtet, forcat tjera pro perëndimore janë shumë të vogla, siç është partia e Abazoviqit që ka vetëm katër deputetë në Parlamentin e Malit të Zi, ku janë 81 deputetë. Atë e ka sjellë situata aty ku është, por ai mund të jetë i dobishëm vetëm nëse e vazhdon bashkëpunimin me forcat pro-perëndimore, nëse jo është i dëmshëm, do të ishte i dëmshëm. Për këtë arsye them se partnerët tanë perëndimorë, partnerët tanë ndërkombëtar, në radhe të parë amerikanët, bashkë me evropianët natyrisht e kanë të qartë se nuk është e leverdishme një luftë kundër korrupsionit e cila do të risjell në pushtet forcat serbe këtu dhe e cila situatë do të rrezikonte tërë proceset demokratike në Mal të Zi.

Për atë arsye jam optimist se po ndodhi që ky këmbëngul, di të jetë kokëfortë Abazoviq në projektet e veta, e po ndodhi që të nënshkruhet Marrëveshja për të cilën po flasim, atëherë do të prodhohet situata e cila do të prodhojë në të vërtetë zgjedhje të reja parlamentare dhe ngjeshje të forcave pro perëndimore për të mos lënë rikthimin e forcave serbe, të cilat absolutisht edhe sot, edhe në situata aktuale në politikat globale janë ato të cilat nuk dënojnë agresionin e egër rus në Ukrainë ta zëmë, janë ato të cilat me grupe të caktuara kanë përkrahur hapat e Putinit atje e kështu me radhe. Pra, partnerët tanë duhet ta dinë qartë se Mali i Zi pa forca pro-perëndimore, pa partinë e Gjukanoviq, e cila mund të ketë njëmijë gjynahe të tjera nuk do të ishte ai i cili do të ishte mik dhe aleat i Perëndimit.

Partia e Gjukanoviqit dorëzon në kuvend kërkesën e mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë së Abazoviqit
Lexo po ashtu Partia e Gjukanoviqit dorëzon në kuvend kërkesën e mocionit për mosbesim ndaj Qeverisë së Abazoviqit

Sa është agresive Rusia dhe politika e Aleksandar Vuçiqit ndaj Malit të Zi?

Kjo tentohet të kamuflohet, mirëpo është shumë e qartë se politika e Beogradit, politika e presidentit serb Vuçiq vazhdimisht tenton të jetë prezentë dhe të përzihet në politikat e brendshme të Malit të Zi. Beogradi s’ka nevojë ta bëjë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë e me mesazhe nga Beogradi, për arsye se ka parti të cilat i ka në kontroll këtu në Mal të Zi, të cilat deri dje kanë përkrahur qeverinë që thamë se ka qenë Abazoviq zëvendëskryeministër, të cilat kanë heshtur për çudi në këtë fazë që ai u bë kryeministër, nuk kanë organizuar protesta, sigurisht për të pritur momentin që të kalohet me projekte të tyre siç është Marrëveshja me Kishën e për të vazhduar edhe me tjerat.

Po t’ju shkojë ajo që ata dëshirojnë, atëherë natyrisht do të kemi situata të reja. Pra, nuk është çudi që në Mal të Zi , pas një periudhe jo të largët të krijohet kriza politike e cila mund të përzihet edhe me incidente të caktuara , shpresoj se jo konflikte të atilla që definitivisht të shmangin Malin e Zi nga rruga e vet pro-perëndimore.

Si e komentoni situatën e fundit në veri të Kosovës?

Unë natyrisht nuk i jap vetes të drejtë, nuk mund t’i jap vetes të drejtë t’i mësoj vendimmarrësit në Kosovë se si të sillen karshi situatave të tilla, por jam i bindur se koordinimi i mirë i hapave me miqtë perëndimorë, sidomos me amerikanët në këtë rast, koordinimi i hapave të qeverisë me ta do të krijonte situatë e cila nuk do të dilte kontrollit. Po nuk egzistoi ky koordinim, kihet frikë se forcat serbe e pro ruse mund të tentojnë të krijojnë tollovira në veri.

Nuk besoj se do të kenë mundësi të hapin ndonjë pikë konflikti të re, për arsye se situata në Ukrainë nuk i mundëson elementit ruso-serb të prekë edhe gjetiu, pra në këtë rast në Ballkanin Perëndimor, konkretisht në Kosovë. Si njeri i cili përcjelli ngjarjet në Kosovë, natyrisht, do të doja që Kosova mos të ngutej me disa projekte që uk janë vitale për interesat e saj shtetërore, karshi situatave konkrete që i ka, siç është tash situata me vendosjen e masave të reciprocitetit, sidomos jo pa garancinë e qartë të miqve ndërkombëtar se kjo rrugë duhet të vazhdohet dhe se kjo rrugë s’do të ketë pasoja për demokracinë në Kosovë. /The Geopost/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori