Diners Macedonia ju jep 10 këshilla se si të kurseni energji elektrike në shtëpi
Fillimi i stinës së vjeshtës është një periudhë në të cilën shpesh jemi të ekspozuar ndaj shpenzimeve më të mëdha financiare në familje dhe në amvisëri. Fëmijët dhe të rinjtë rikthehen në shkollë apo fakultet, duhen rroba të reja, të ngrohta për ditët e ftohta që vijnë, kurse me fillimin e sezonit të ngrohjes, rriten edhe faturat mujore të energjisë elektrike.
Kur bëhet fjalë për konsumin e energjisë elektrike në shtëpi ekzistojnë mënyra të vogla dhe të thjeshta me të cilat mund ta zvogëlojmë atë dhe në këtë mënyrë t’i ulim shpenzimet. Ne ju paraqesim 10 këshilla për kursimin e energjisë elektrike në shtëpi:
1.Ngrohi vetëm dhomat ku qëndron ti dhe anëtarët e tjerë të familjes. Mbylli valvulat e radiatorëve në dhomat që nuk përdoren.
2.Ngrohja e ujit është konsumatori i dytë më i madh i energjisë elektrike. Prandaj, mos e lër vazhdimisht të kyçur bojlerin, por ngrohe ujin menjëherë para përdorimit ose gjatë natës, kur energjia elektrike është e lirë. Përveç kësaj, mund ta ulësh presionin e ujit të nxehtë në dush ose në rubinet, ose ta ulësh temperaturën e ngrohjes.
3.Përdor llamba me efikasitet energjetik, që konsumojnë 3 deri në 4 herë më pak dhe zgjasin 15 herë më shumë. Gjithashtu, mund të instalosh sensorë drite në disa nga llambat, të cilat do të ndizen kur lëvizni.
4.Nëse jeni larg shtëpisë për më shumë se një ditë, është mirë të fikni televizorin dhe marrësin digjital, pasi këto pajisje konsumojnë energji elektrike edhe kur janë të fikur.
5.Kontrolloje termostatin e frigoriferit. Ai funksionon në mënyrë më efikase kur temperatura vendoset ndërmjet 3 dhe 5 gradë, dhe ngrirja në 0 gradë Celsius.
6.Mos e vendos frigoriferin pranë burimeve të nxehtësisë. Në raste të tilla, do t’i duhet shumë më tepër kohë për ta arritur temperaturën e kërkuar dhe kështu do të konsumojë më shumë energji elektrike.
7.Gjatë gatimit, mbuloji enët me kapak. Në këtë mënyrë do ta ruash nxehtësinë në enë dhe ushqimi do të gatuhet më shpejt, e njëkohësisht do të jetë edhe më i shijshëm.
8.Përdori lavatriçen dhe pjatalarësen vetëm pasi t’i kesh ngarkuar plotësisht dhe lëshoji ato gjatë orëve/ditëve kur energjia elektrike është e lirë.
9.Përdori programet e larjes së rrobave me temperaturë më të ulët. Shumica e rrobave mund të lahen edhe me ujë të ftohtë dhe në këtë mënyrë do të mbroni pëlhurat.
10.Vendos shirita izolues në dyer dhe dritare dhe nëse ke mundësi, investo në izolimin e plotë të njësisë së banimit.
Kur bëhet fjalë për menaxhimin e buxhetit të amvisërisë dhe shpenzimeve të larta të energjisë elektrike në periudhën vjeshtë/dimër, faturat e energjisë elektrike mund t’i paguash me këste me Diners Club në evnoline.mk, në sallonet e EVN-së dhe kioskat digjitale të EVN-së. Në këtë mënyrë mund t’i lehtësosh pagesat e tua në muajt, kur faturat janë më të larta dhe ta shpërndash në mënyrë optimale buxhetin e brendshëm sipas nevojave të tua.
Mëso më shumë për të gjitha avantazhet dhe përfitimet që ofron Diners Club dhe apliko në diners.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?