LAJMI I FUNDIT:

Dinastia shqiptare e patriotëve, ushtarakëve dhe intelektualëve: Karikaturisti i madh “grek” dhe piktori i madh “turk”! (Foto)

Dinastia shqiptare e patriotëve, ushtarakëve dhe intelektualëve: Karikaturisti i madh “grek” dhe piktori i madh “turk”! (Foto)

Ahmet Dino (1785-1849) ishte pinjoll i familjes së njohur çame, Dinollarëve nga Preveza. Ishte shok i Ali Pashë Tepelenës dhe një nga gjeneralët kryesor të shqiptarit Mehmet Ali Pashës. Meqë më 1847 merr pjesë në revoltën kundër reformave famëkeqe të Tanzimatit të Perandorisë Osmane, të udhëhequr nga Zenel Gjoleka, do të internohet në Koni të Turqisë së sotme.

I biri i Ahmet beut ishte Abedin Dino (1843-1906), i shkolluar madje në Universitetin e Parisit. Ai kishte poste të larta në Perandorinë Osmane (edhe ministër i Jashtëm i saj që ndalon aneksimin e tokave shqiptare nga Greqia e Mali i Zi) si dhe përfaqësues i Çamërisë në Lidhjen e Prizrenit.

Abedin Bej Dino ishte poet dhe botues. Ka shkruar: “Këngë për Shqipërin” (1879), “Të nxiturit e Shqipërisë duke përpjeturë” (1880), “Poema e Shenjtë” (1888)… Madje, ka përkthyer poetin mistik sufist persian, që sot njihet më shumë se kurrë: Jalāl ad-Dīn Muhammad Balkhī – i njohur si shkurt si Rumi.

Djali i Abedinit ishte Rasih bej Dino (1865-1928), figurë e rëndësishme e lëvizjes kombëtare shqiptare në fillim të shekullit të XX, ishte pjesë e delegacionit shqiptar që ka nënshtruar Traktatin e Londrës.

Rasihu kishte katër fëmijë. Krahas vajzës Leja dhe djalit Ahmet, dy djemtë tjerë të tij ishin: Ali Dino (1889-1938), karikaturist me famë dhe deputet i Parlamentit të Greqisë, themelues i Partisë së Çamërisë dhe luftëtar për të drejtat e shqiptarëve; si dhe Abidinin (1913-1993) një prej intelektualëve më të mëdhenj të kohës në Turqi. Abidini ishte themelues i “Grupit D” në Stamboll – avangardës në pikturën turke – që ka ekspozuar me emrat më të mëdhenj të artit të shekullit XX, si Pablo Picasso dhe Mark Chagall.

Më poshtë mund të shihni disa karikatura të Ali Dinos dhe pikturat e Abidin Dinos. /Telegrafi/

Autoportreti i Ali Dinos
Punim i Ali Dinos i vitit 1917
Punim i Ali Dinos i vitit 1919
“Lumturia” (Abidin Dino)
Autoportreti i Abidin Dinos
“Dora” (Abidin Dino)
“Lulëzimi” (Abidin Dino)
“Lulja” (Abidin DIno)

Në trend Kultura

Më shumë
Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

Thënie të Bismarckut: Një ditë një luftë e madhe evropiane do të ndodhë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan!

Kulture
Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi

Piktori shqiptar që theu rregullat e socrealizmit, jetën e të cilit e shkatërroi komunizmi

Piktura
MILINGONA

MILINGONA

Fjala+
“PSE SHKOVE”

“PSE SHKOVE”

Poezi
“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë

“Zona e interesit” është portretizimi i fajësisë

Filmi
I ÇMENDURI QË ECTE ME KËMBËT E TIJ

I ÇMENDURI QË ECTE ME KËMBËT E TIJ

Fjala+
Kalo në kategori