LAJMI I FUNDIT:

Dinari vazhdon të qarkullojë në veri

Dinari vazhdon të qarkullojë në veri

Vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), sipas të cilit prej sot nxirret nga qarkullimi dinari serb, nuk ka penguar që qytetarët e veriut të Mitrovicës të paguajnë me dinarë për gjërat që kanë blerë nëpër dyqane të ndryshme.

Milloradi, njëri nga qytetarët e rrallë nga veriu i Mitrovicës i cili pranoi të flasë para kamerës, ka bërë të ditur për KosovaPress, se është në dijeni për vendimin e Qeverisë së Kosovës rreth ndalimit të dinarit, por që edhe sot ka blerë gjërat e nevojshme me dinarë.

Ai tha se do ta respektojë vendimin e qeverisë së Kosovës atëherë kur ta respektojnë të gjithë qytetarët e asaj pjese.


“Me dinarë kam paguar. Po kam dëgjuar për vendimin, por me dinarë tash për tash, si do të bëhet… Ku ta di, nëse të gjithë e respektojnë vendimin, normalisht do ta respektoj edhe unë’, ka thënë Milloradi.

Ndërkaq, edhe një pronar shqiptar i një dyqani në “Lagjen e boshnjakëve” në veri të Mitrovicës, u shpreh se myshterinjtë sot kanë paguar me euro, por serbët më shumë me dinarë.

“Myshterinjtë blejnë me euro edhe me dinarë, por serbët më shumë e përdorin dinarin” theksoi ai.

Situatë e ngjashme rreth qarkullimit të dinarit po mbretëron sot edhe në komunat e Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut, të banuara me popullatë shumicë serbe.

Ndryshe, autoritetet e vendit thanë të mërkurën se nga 1 shkurti (sot) do të hyjë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore mbi pagesat me para të gatshme në vend, por lanë të hapur mundësinë për një periudhë kalimtare për zgjidhjen e shqetësimeve të serbëve, të cilët vazhdojnë ta përdorin dinarin.

Ata këtë periudhë kalimtare e quajtën tranzicion të lehtësuar, duke mos precizuar sesa kohë do të zgjasë kjo periudhë e tranzicionit. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI dhe SPAK, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI dhe SPAK, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Kronika e Zezë
“Si skllave” - punëtoret filipineze në Kosovë durojnë abuzimet në heshtje

“Si skllave” - punëtoret filipineze në Kosovë durojnë abuzimet në heshtje

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

Kronika e Zezë
Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Lajme
Aksioni i RENEA-s, sekuestrohen mjete të blinduara në shtëpinë e Bajrajve në Shkodër

Aksioni i RENEA-s, sekuestrohen mjete të blinduara në shtëpinë e Bajrajve në Shkodër

Lajme
Të rinj në politikë, por jo të panjohur për publikun, a solli befasi lista e kandidatëve për deputetë nga LVV?

Të rinj në politikë, por jo të panjohur për publikun, a solli befasi lista e kandidatëve për deputetë nga LVV?

Lajme
Kalo në kategori