LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov-Roth: BE-ja të tregojë se edhe në kushte të krizës mund të sjell vendime për zgjerimin

Dimitrov-Roth: BE-ja të tregojë se edhe në kushte të krizës mund të sjell vendime për zgjerimin

“Ka perspektiva të mëdha dhe sinjale pozitive nga shumica e madhe e vendeve anëtare të BE-së, megjithatë debati nuk ka përfunduar deri në fund. KOREPER nuk është trup që sjell vendime politike. Për momentin ende udhëhiqet debat në BE se si të mbahet Këshilli për punë të përgjithshme më 24 mars”.

Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencën virtuale online me ministrin shtetëror gjerman për Evropë Michael Roth.


“Belgjika e “mbylli” shtetin dje dhe është shumë rëndë cilido nga ministrat e vendeve anëtare të marrin pjesë në Këshillin më 24 mars në Bruksel. Juristët debatojnë nëse është e mundur ajo të bëhet përmes video-lidhjes dhe shpresoj se këtu do të sillet vendim i drejtë. Mendoj se BE-ja do të gabojë shumë nëse dërgon sinjal se është aq e ngarkuar me krizën shëndetësore që nuk mund të bëjë asgjë tjetër. Dhe do të jetë shumë e rëndësishme pas aq shumë punë dhe përpjekje kur jemi pranë atij suksesi të përbashkët, të gjehet mënyrë të mbahet më 24 mars për ne, për poullin e Maqedonisë. Mendoj se pas përvojave të viteve 2018/2019 jemi të obliguar ndaj popullit të jemi të kujdesshëm dhe të presim të përfundojë tërë puna para se t’i dërgojmë urimet. Është shumë e dukshme situata por nuk ka përfunduar puna deri në fund në këtë proces”, tha Dimitrov në pyetjen e gazetarëve ta komentojë deklaratën e zëvendëskryeministrit Osmani për dritën e gjelbër nga Brukseli.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është harmonizuar metodologjia e re mes vendeve-anëtare të BE-së sepse disa anëtare si Bullgaria kanë dhënë vërejtjet e tyre dhe nëse është e mundur të sillet vendim për fillim të negociatave pa metodologji të re të miratuar, ministri Rot theksoi se nuk pret bllokadë të tillë dhe se edhe Berlini është fokusuar në gjetjen e zgjidhjes kreative se si të mbahet mbledhja e Këshillit për punë të përgjithshme.

“Në Këshillin e ministrave biseduam për atë. Kam përshtypje se mes vendeve-anëtare një numër i madh pajtohen. Në këtë moment nuk shoh se dikush do ta bllokojë metodologjinë e re. Kriza aktuale na bën kreativ. Përpiqemi këtu në Berlin për atë dhe mundësitë onlajn të digjitalizimit duhet t’i shfrytëzojë edhe Këshilli. Mund të pajtohem me Dimitrovin, pikërisht në këtë kohë BE-ja të tregojë se mund të veprojmë dhe të sjellim vendime, veçanërisht në lidhje me zgjerimin”, tha Roth./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori