LAJMI I FUNDIT:

Dimitrov: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në angazhimet e OSBE-së

Dimitrov: Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në angazhimet e OSBE-së

Maqedonia e Veriut është tërësisht e përkushtuar në përmbushjen e të gjitha angazhimeve të organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë, e mbështetë rolin e saj, dhe është mirënjohëse për mbështetjen që ajo ia jep vendit tonë, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në fjalimin e Këshillit të 26-të ministror të OSBE-së, që sot dhe nesër mbahet në Bratislavë, Sllovaki.

Dimitrov e theksoi rëndësinë dhe nevojën për angazhim më të madh të vendeve-pjesëmarrëse në OSBE për modernizim të Dokumentit të Vjenës. E riafirmoi përkushtimin e vendit për përmbushje të mëtutjeshme të obligimeve dhe angazhimeve ndaj organizatës, kumtoi MPJ.


“Nuk mund të arrihet përparim nëse nuk ka respektim të plotë të vlerave të përbashkëta: respektim i të drejtave të njeriut, lirive themelore dhe normave demokratike, lirive ekonomike dhe përgjegjësi për veprimet”, tha Dimitrov.

Ai uroi për arritjet e kryesimit aktual sllovak me OSBE-në, dhe mbështetjen e plotë për kryesimin e ardhshëm shqiptar me organizatën në vitin 2020.

Në margjina të Këshillit ministror, Dimitrov pati disa takime bilaterale, mes të cilave edhe me përfaqësuesin e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë si dhe nënkryetar i KE-së, Zhozep Borel, me Filip Riker, u.d. ndihmës sekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, me shefat e diplomacive të Austrisë, Aleksander Shalenberg, të Holandës, Stef Bllok, të Lituanisë, Linas Linkeviçius, Letonisë, Edgars Rinkeviç, Estonisë, Urmas Reinsallu, belgjikës, Filip GOfin, Rumanisë, Bogdan Auresku, Irlandës, Simon Koveni, me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Tomas Greminger dhe komisarin e lartë për pakica kombëtare, Lamberto Zanier, si dhe me zëvendësministren e Jashtme të Italisë, Marina Sereni dhe me Pol Riçard Gallager, sekretar për marrëdhënie me shtetet e Fronit të Shenjtë.

Gjatë takimit me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozep Borel, u këmbyen mendime për aktivitetet e ardhshme të Komisionit evropian në kontekst të arritjes sa më të shpejtë të konsensusit për marrjen e vendimit pozitiv për fillim të negociatave me BE-në. Ky është takimi i tyre i pestë, por i pari pas marrjes së funksionit nga ana e Borelit.

Edhe në takimet me ministrat e punëve të jashtme të vendeve-anëtare të BE-së, fokusi i bisedimeve ishte vënë në mundësinë për sukses të përbashkët me Unionin, përmes arritjes sa më të shpejtë të konsensusit për fillim të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut, që është në interes jo vetëm të vendit dhe rajonit, por edhe vetë BE-së dhe kredibilitetit të perspektivës evropiane.

Në takimet me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Tomas Greminger, si dhe me komisarin e lartë për pakica kombëtare, Lamberto Zanier, u bisedua për bashkëpunimin e ndërsjelltë aktual. Bashkarisht u vlerësua në mënyrë pozitive mbështetja që e jep OSBE-ja në realizimin e reformave qeveritare.

Në takimin me u.d. ndihmës sekretar për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip Riker, u këmbyen mendime të rëndësisë rajonale dhe më gjerë të marrëdhënieve euroatlantike, me theks në Samitin historik të NATO-s në Londër, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Në Takimin ministror në Bratislavë, shefat e diplomacive të vendeve – pjesëmarrëse në OSBE këmbyen mendime për punën dhe aktivitetet e Organizatës gjatë periudhës së kaluar njëvjeçare, në suaza të Kryesimit sllovak.

Pritet që Këshilli ministror të miratojë vendime dhe deklarata që u përkasin veprimit në tre dimensionet e Organizatës: dimensionin politik-ushtarak, ekonomik-ekologjik dhe atë humanitar./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori