LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev: Samiti për emigrantët në Vjenë është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë

Dimitriev: Samiti për emigrantët në Vjenë është shumë i rëndësishëm për Maqedoninë

Kryeministri i Maqedonisë Emil Dimitriev sot ka mbërritur në Vjenë të Austrisë ku duhet të merr pjesë në samitin në lidhje me emigrantët ”Emigrimi përgjatë rrugëve Ballkanike” me ftesë të kancelarit austriak Kristian Kern, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Edhe pse Maqedonia është vend i vogël me resurse të limituara, ne kemi luajtur një rol kryesor në këtë krizë që tanimë janë të prekura disa shtete nëpër botë. Të gjithë aksionet tona janë bërë në përputhshmëri me partnerët tanë evropian. Jemi munduar që të veprojmë ashtu si i ngjanë një shteti të fortë i cili kujdeset për humanizmin dhe për kufinjtë e saj.”


Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësues edhe nga Gjermania, Shqipëria, Serbia, Hungaria, Slovenia, Rumania, Greqia, Kroacia dhe Bullgaria./Telegrafi/