LAJMI I FUNDIT:

Dimitriev lëshoi pe, i ftoi deputetët të votojnë për kandidatët e BDI-së

Dimitriev lëshoi pe, i ftoi deputetët të votojnë për kandidatët e BDI-së

Në  fjalimin e tij të shkurtë para Kuvendit, kryeministri Emil Dimitriev, i ftoi deputetët të votojnë për zgjedhjen e ministrave dhe zëvendësministrave të ri të BDI, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha që kandidatët e ri vetëm i plotësojnë vendet e ministrave të cilët dhanë dorëheqje.


Dimitrievi kërkoi nga deputetët ti përkrahin ndryshimet meqenëse kjo Qeveri teknike ka pak kohë dhe mandati i saj është ti organizojë zgjedhjet. Fjalimin e tij nga lozha e gazetarëve e dëgjuan edhe katër kandidatët për zëvendësministra. /Telegrafi/