LAJMI I FUNDIT:

Dikush në SHBA fitoi lotarinë prej 1.28 miliard dollarësh – por në fund mund të mbetet me më pak se gjysmën e tyre

Dikush në SHBA fitoi lotarinë prej 1.28 miliard dollarësh – por në fund mund të mbetet me më pak se gjysmën e tyre

Dikush në Illinois bleu biletën fituese dhe fitoi çmimin prej 1.28 miliard dollarësh, i cili është xhekpoti i dytë më i madh në historinë e lotarisë Mega Millions.

Drejtori i Lotarisë së Ohajos, Pat McDonald, lavdëroi fituesin në një deklaratë, duke thënë: “Urime Lotarisë së Illinois për shitjen e biletës fituese për çmimin e parë të Mega Millions prej 1.28 miliard dollarësh. Ne jemi të etur të zbulojmë se kush fitoi dhe mezi presim ta urojmë fituesin së shpejti!”.


Fituesi ende nuk duket se është paraqitur, kështu që është e paqartë nëse ai do të zgjedhë çmimin prej 1.28 miliard dollarësh, shumë e cila do të paguhet me kalimin e kohës, ose një shumë të menjëhershme prej 747.2 milionë dollarë.

Dhe pasi shumica e fituesve zgjedhin shumën e përgjithshme, ai/ajo së shpejti mund të “humb statusin e milionerit” – pasi që do të merr 747.2 milionë dollarë në bankë, përcjell Telegrafi.

Ndërsa fitimet e lotarisë amerikane tatohen, IRS (Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme) do të merrte deri në 37 për qind të fitimeve, ndërsa 24 për qind të mbajtura në burim do t’i dërgoheshin drejtpërdrejt qeverisë.

Pasi të jetë marrë 24 për qind, çmimi prej 747,200,000 dollarësh bie në 567,872,000 dollarë.

Dhe “drama” nuk kanë mbaruar akoma!

Bileta është blerë në Illinois, kështu që nëse supozojmë se fituesi ishte vendas, ai do t’i nënshtrohej tatimit mbi të ardhurat shtetërore prej 4,95 për qind, duke u privuar nga rreth 37 milionë dollarë në taksë.

Si pasojë, në përgjithësi, zbritjet do t’i linin fituesit rreth 433.7 milionë dollarë.

Sigurisht, shumica e njerëzve do të pajtoheshin se kjo është ende një shumë parash që ndryshon shumë jetën, por ndoshta do të ishte e vështirë të pranohej lehtë nëse e kujtojmë shumën origjinale me të cilën mund të ishe larguar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Foto të çuditshme dasmash për të cilat është e vështirë të gjesh fjalët e duhura për t’i përshkruar

Fun
Mbi 16 milionë pëlqime - loja e këtyre katër çamarrokëve ka pushtuar internetin

Mbi 16 milionë pëlqime - loja e këtyre katër çamarrokëve ka pushtuar internetin

Fun
Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Demi i madh po 'shëtiste' në Kroaci, shikoni si e larguan nga rruga

Fun
Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Prezantueses amerikane i futet miza në gojë gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë – detyrohet të vazhdojë moderimin

Fun
Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Kjo grua e meriton çmimin Oscar, por aktrimi i shkoi huq - shikoni skenën e çuditshme në një supermarket Britani

Fun
Si filloi dhe cilat ishin shkaqet? Këto dhe 23 fakte tjera interesante rreth Luftës së Ftohtë!

Si filloi dhe cilat ishin shkaqet? Këto dhe 23 fakte tjera interesante rreth Luftës së Ftohtë!

Kalo në kategori