LAJMI I FUNDIT:

Dikush e përshkroi si një ‘zonë lufte’: Rrëshqitja e madhe e dheut detyroi evakuimin e 20 shtëpive në një ishull të Anglisë

Dikush e përshkroi si një ‘zonë lufte’: Rrëshqitja e madhe e dheut detyroi evakuimin e 20 shtëpive në një ishull të Anglisë

Një rrëshqitje e madhe dheu në Isle of Wight ka lënë dhjetëra njerëz të pastrehë, pak ditë para Krishtlindjeve.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Bonchurch, afër Ventnor në skajin jugor të ishullit, në Angli.


Copa të mëdha të shkëmbit janë shembur, me disa shtëpi që rrezikojnë t’i ndjekin drejt detit – duke shkaktuar evakuimin masiv nga oficerët e këshillit dhe policia.

Nga shembja, e cila ndodhi në orën 21:20 të së dielës më 10 dhjetor, u shkatërrua një kafene, parking dhe tualet.

Rrugët janë mbyllur dhe vendasve u është thënë që të shmangin zonën ndërsa oficerët e këshillit vlerësojnë rrezikun e rrëshqitjeve të mëtejshme të dheut.

Ndërsa atyre që nuk mund të qëndronin në shtëpitë e tyre iu ofrua strehim i përkohshëm.

Pronarët e një lokali kanë thënë se zona rreth biznesit të tyre dukej si një ‘zonë lufte’. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori