Mediat shtetërore në Kinë, për shkak të diktaturës nga autoritetet kanë heshtur 50 vjetorin e fillimit të revolucionit kulturor, i cili kishte zhytur Kinën në një dekadë të kaosit.

Më 16 maj, të vitit 1966, udhëheqësi komunist Mao Zedong, kishte filluar një fushatë për eliminimin e rivalëve të tij.

Pas disa viteve, gjakderdhje e trazira që pasuan nga deklaratat e tij, përfunduan me vdekjen e udhëheqësit Zedong, në vitin 1976.

Ajo epokë edhe më tej vazhdon të mbetet sfidë për sundimtarët komunistë të Kinës, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Në media nuk është përmendur fare 50 vjetori i revolucionit, ndërsa autoritetet nuk kanë planifikuar ndonjë aktivitet për shënimin e kësaj dite.