LAJMI I FUNDIT:

Bota në vitin 2040: E gjithë jeta do të zhvillohet online; do të inkurajohet vetmia; do të kemi disa partnerë, mirëpo seks vështirë se do të ketë!

Bota në vitin 2040: E gjithë jeta do të zhvillohet online; do të inkurajohet vetmia; do të kemi disa partnerë, mirëpo seks vështirë se do të ketë!

Ka ende për të thënë. Si do të duket bota në vitin 2040?

Kësaj pyetjeje janë përpjekur t’i përgjigjen “futurologët”, shkrimtarët dhe shkencëtarët, të cilët merren me teknologjitë digjitale. Koha do të tregojë a kanë të drejtë.


Kate Julian, redaktor i “Athlantis-it”, mendon që pas disa decenieve njerëzit do të kenë vetëm disa partnerë seksualë dhe shumë pak seks gjatë jetës, andaj kryesisht do të abstenojnë apo do të bëjnë dashuri me robotë.

Aseksualiteti te njerëzit do të jetë i pranuar si sjellje normale. Në gjithë historinë njerëzore ajo do të jetë koha më e mirë për njerëzit e vetëm. Seksi në realitetin virtual do të jetë dukuri e përditshme.

Nataliteti do të bjerë, ndërsa njerëzit do të jenë shumë të vetmuar, transmeton Telegrafi.

Do të inkurajohen vetmia dhe aseksualiteti.

Ky parashikim i “recesionit seksual” është shumë i logjikshëm, sepse kur të krahasohen gjenerata e tashme dhe gjenerata e mëparshme arrihet deri te i njëjti konkluzion. Para dy deceniesh numër i vogël njerëzish të moshës 35-vjeçare ka qenë i pamartuar dhe pa partner.

An Xiao Mina, teknologe dhe hulumtuese në Harvard, konsideron që bota do të jetë e ndarë midis dy super-rrjeteve, të cilat do t’i kontrollojnë njerëzit. Pra, çdo gjë do të jetë e censuruar sipas rregullave rreptësisht të përcaktuara.

Në njërin rrjet do të ekzistojë liri pak më e madhe, mirëpo jeta gjithandej do të zhvillohet online. Ajo beson që ato dy super-rrjete online, si bota e dikurshme bipolare, njerëzit vazhdimisht do t’i mbajë në frikë nga lufta, shkatërrimet dhe vdekja.

E gjithë jeta do të zhvillohet online, ndërsa do të luftojnë dy rrjete globale interneti.

Paul Ford, drejtor i përgjithshëm i studios digjitale “Postlight”, është i bindur që më nuk do të ekzistojnë kompjuterët, sepse çdo gjë do të jetë kompjuter! Thotë që të gjitha “ritualet e vogla” do të zhduken si kafja e zier apo bileta e udhëtimit në transportin publik, sepse çdo gjë do të jetë e digjitalizuar.

Besohet që kompanitë e mëdha kompjuterike edhe atëherë do të ekzistojnë, mirëpo do ta kenë të vështirë t’i sheshin gjërat të cilat njerëzve më nuk u nevojiten. Njerëzit, pra, me ndihmën e mendimeve do të marrin çdo gjë që dëshirojnë.

– Është gjë e keqe që çdo njeri do të ketë fytyrën, sepse kamerat do të jenë pafundësisht të lira dhe do të ndjekin çdo hap tonin, gjë që është mirë dhe shumë frikësuese – thekson Ford.

Gjithandej do të ketë kamera dhe do të ndjekin fytyrat tona.

Missy Cummings, drejtoreshë e Laboratorit human dhe autonom në Universitetin Duke, beson që shumë shpejt avionët do t’i pilotojnë robotët, posaçërisht në transportin e mallrave. Edhe shërbimin kirurgjik do ta bëjnë robotët, mirëpo veturat edhe një kohë të gjatë nuk do t’i drejtojë inteligjenca artificiale.

Bruno Maçães, ish-ministër portugez dhe autor, thotë që Kina në shekullin e 20-të është poshtëruar, mirëpo në shekullin e 21-të do të hakmerret për të gjitha. Projekti global “Rruga e re e mëndafshit” do të jetë i realizuar dhe e gjithë bota do të jetë një Kinë e madhe. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Si t’i digjni 1,000 kalori për një orë pa pasur nevojë të shkoni në palestër

Aktivitete sportive
Kalo në kategori