LAJMI I FUNDIT:

Dihet data e saktë kur do të dalë OnePlus 10 Pro

Dihet data e saktë kur do të dalë OnePlus 10 Pro

OnePlus 10 Pro do të zbulohet zyrtarisht më 11 janar.

Dihej më parë se OnePlus 10 Pro do të prezantohej në janar 2022 dhe tani dihet data e saktë.


Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë konfirmoi se do të prezantojë OnePlus 10 Pro në janar dhe tani ka dalë një video promocionale, e cila tregon se do të zyrtarizohet më 11 janar.

Videoja promovuese është për tregun kinez, ndaj pritet që prezantimi zyrtar në pjesën tjetër të botës të jetë disa ditë më vonë.

Ai do të ketë një çip Snapdragon 8 Gen 1 si zemër të harduerit, një kamerë kryesore të pasme 50 MP nga Hasselblad dhe një ekran të lakuar LTPO 2.0 AMOLED 6.7″ me një shpejtësi rifreskimi prej 120 Hz.

Sipas thashethemeve të mëparshme, kapaciteti i baterisë është 5000 mAh, me karikim të shpejtë me 80 W. /Telegrafi/