LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpi në Skenderaj, dyshohet se shkak ishte një bombol gazi

Digjet një shtëpi në Skenderaj, dyshohet se shkak ishte një bombol gazi
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një shtëpi është përfshirë nga zjarri për shkak të një bombole gazi.

Rasti raportohet se ka ndodhur të premten në ora 08:48 në rrugën “Nënë Terezë”, në Skenderaj.


“Raportohet se nga një bombol gazi, kishte marr zjarr shtëpia e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Gjatë shuarjes së zjarrit, një zjarrfikës ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. /Telegrafi/