LAJMI I FUNDIT:

Dieta që e ndihmoi Tyson Fury-n t’i humb 65 kilogramë

Dieta që e ndihmoi Tyson Fury-n t’i humb 65 kilogramë

Në vitin e kaluar, boksieri i njohur Tyson Fury është shndërruar nga një mashkull me peshë 180 kilogramë që nuk mund ta vrapojë as një kilometër, në një makinë të skalitur me një peshë prej 117 kilogramëve

Por, si saktësisht ‘Gypsy King’ ka arritur ta humbas tërë atë peshë? Ju mund të mendoni se ai ka punësuar një ekip të nutricionistëve që e kanë detyruar atë të hajë sallatë çdo mëngjes, drekë e darkë, transmeton Telegrafi.


Por, faktikisht, Fury ka përdorur një teknikë diete e cila ka përfshirë shumë ushqime të cilat veçse kishin ndikuar që ai të shtonte peshë.

View this post on Instagram

Work hard 😓 & get the results

A post shared by Tyson Fury (@gypsyking101) on Aug 10, 2018 at 8:24am PDT

Gjatë një interviste të tij, Fury ka zbuluar se humbja e tij e mahnitshme e peshës i atribuohej “dietës së ‘ndyrë’ ketogjenike”, e cila e ndjekë konceptin e rregullt të dietës ketogjenike me konsumim të ulët të karbohidrateve, por që nuk brengoset se a hani proteina e yndyra të shëndetshme.

Pra, ai është lejuar të hante edhe djathë, hamburgerë dhe ushqime tjera me sasi të lartë të yndyrës.

“Unë gjatë kohës së transformimit haja shumë mish, të fërguar, me djathë, majonezë, vezë, virshlle. Dieta ime ka qenë ideale. Unë mendoja se kjo nuk është dietë, se nuk mund të humbas peshë me këtë lloje diete, por faktikisht ia arrita. I humba të gjitha kilogramët e tepërt”, ka deklaruar Fury.

View this post on Instagram

🇩🇪 @benny_blankooo

A post shared by Tyson Fury (@gypsyking101) on Oct 28, 2018 at 11:34am PDT

Dieta normale ketogjenike është shumë e shëndetshme, por Fury e pranon se e ka bërë një version më ndryshe të kësaj diete, duke inkuadruar ushqime të pashëndetshme si majoneza.

Ushqimet që i ka konsumuar Fury për të humbur peshë janë të mbushura me yndyra të ngopura, të cilat jua rrisin kolesterolin dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Patjetër se për humbjen e peshës ka ndikuar edhe një regjim rigoroz i ushtrimeve fizike, si dhe lënia e alkoolit. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

“Sindroma e motrës së madhe”: Pse mendohet se rendi i lindjes ndikon në formimin e personalitetit

Lifestyle
Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Mënyra se si e bartni çantën tregon një gjë shumë të rëndësishme për ju për të cilën fare nuk jeni të vetëdijshëm

Lifestyle
Kalo në kategori