LAJMI I FUNDIT:

Dieta me magnez: Për ata që duan të jetojnë gjatë

Dieta me magnez: Për ata që duan të jetojnë gjatë
depositphotos

Për meshkujt, vitet kritike janë të dyzetat. Pikërisht në këtë periudhë ndodh vdekshmëria më e madhe, kurse shkaktarë janë goditja në tru dhe ataku në zemër

Rezulton se trupi kërkon magnez në këtë moshë.

Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë të rinj po përjetojnë vdekjen e papritur dhe shkaktarët shpesh janë ataku në zemër apo goditjet në tru, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët kanë zbuluar faktin e rëndësishëm se të gjithë meshkujt që vdesin nga sëmundjet kardiovaskulare në moshën 30-40 vjeç kanë mungesë të mikroelementit magnez (Mg) në trup.

shutterstock

Dieta me magnez

Së pari, personi që i përmbahet kësaj diete duhet të ndalojë së konsumuari ëmbëlsirat, por edhe produktet e miellit.

Së dyti, mishi dhe ushqimi i konservuar duhet të reduktohen në minimum. Konsumoni ekskluzivisht mish të zier.

Së treti, duhet të konsumoni sa më shumë drithëra dhe fruta arrore.

Së katërti, hani sa më shumë ushqime bimore për sa i përket: drithit, spinaqit, sallatës së gjelbër, lakrës…

Së pesti, kufizoni produktet e qumështit (përveç kefirit).

Qull magnezi:

▪ 2 lugë miell të përzier (misër, thekër, tërshërë)
▪ 1 lugë gjelle arra pishe (burimi më i mirë i vitaminës B6)
▪ 2 lugë fara susami

Përzieni këtë përzierje (densitetin, gjegjësisht sasinë e masës vetë) me 250 ml kefir dhe hajeni në vend të mëngjesit ose si pjesë e mëngjesit. Në këtë qull mund të shtoni edhe 1 lugë çaji mjaltë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori