LAJMI I FUNDIT:

Dieta Galveston për menopauzën, një program ushqimor i krijuar nga një gjinekologe

Dieta Galveston për menopauzën, një program ushqimor i krijuar nga një gjinekologe

Është një plan ushqimor i krijuar nga Dr. Mary Claire Haver për gratë. Ndihmon në zvogëlimin e simptomave të menopauzës, përfshirë shtimin e peshës, përmes ushqimeve anti-inflamatore dhe një lloj programi agjërimi

Dieta e duhur ushqimore ndihmon gratë gjatë ndryshimeve hormonale të menopauzës, karakterizuar nga një rënie e estrogjenit dhe një predispozitë më e madhe për të grumbulluar dhjamë, sidomos në zonën e barkut.


Galveston është një dietë e krijuar posaçërisht për këtë fazë të jetës.

Krijuar nga gjinekologia Mary Claire Haver, ndihmon në zvogëlimin e simptomave të menopauzës, të cilat përfshijnë një metabolizëm të ngadaltë, inflamacion dhe afshe të nxehta.

“Ndërsa plakemi, ndjeshmëria ndaj insulinës ndryshon, metabolizmi ngadalësohet dhe në përgjithësi është një sfidë tretja dhe përpunimi i energjive që konsumojmë”, është shprehur dr. Uma Naidoo, specialiste e ushqimit.

Dieta Galveston është një dietë anti-inflamatore që përqendrohet në proteinat e shëndetshme dhe karbohidratet me indeks glikemik të ulët, të cilat mund të ndihmojnë potencialisht gratë të menaxhojnë peshën e tyre.

Si funksionon dieta Galveston

Në thelb është një dietë me pak karbohidrate që përqendrohet në proteinat e ligëta dhe yndyrat e shëndetshme. Burimet e lejuara të proteinave janë salmoni i egër dhe mishrat e kafshëve të ushqyera me bar si viçi, gjeli i detit, pulat dhe vezët e pulave të rritura në natyrë. Kosi grek lejohet si burim i probiotikëve dhe kalciumit, ndërsa quinoa, si një burim tjetër proteinash.

Proetinat ‘e ligëta’ garantojnë një sasi të reduktuar të yndyrave të ngopura, fajtore kryesore të një inflamacioni sistemik. Yndyrat e mira përfshijnë frutat e thata, farat, vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe avokadon.

Janë të lejuara edhe perimet e frutat me indeks të ulët glikemik si domatet, zarzavatet me gjethe jeshile dhe perimet si lulelakra dhe brokoli.

Një komponent kyç i dietës është agjërimi me ndërprerje ose ushqimi ditor i kufizuar në kohë. Marrja e ushqimit në një kohë të kufizuar ju lejon të përmirësoni ndjeshmërinë e insulinës dhe të mbani inflamacionin nën kontroll.

Sipas Dr. Naidoo disa studime të fundit mbi agjërimin, sugjerojnë gjithashtu se ai mund të ketë efekte të dobishme mbi stresin dhe ankthin. Agjërimi i përhershëm megjithatë, nuk është i përshtatshëm për të gjithë dhe rekomandohet të ndiqet vetëm nën mbikëqyrje mjekësore. Dieta në fakt, duhet të studiohet sipas nevojave individuale.

Si shumë regjime të tjera kundër moshës, dieta Galveston përfshin ndërprerjen e sheqernave të shtuara, ushqimeve të përpunuara, vajrave bimore dhe karbohidrateve të rafinuara. Në thelb është një dietë anti-inflamatore që ka përfitime në prodhimin e hormoneve dhe parandalimin e disa sëmundjeve.

Dieta dhe gjendja shpirtërore gjatë menopauzës

Ekziston një lidhje e fortë midis zorrëve dhe humorit tonë dhe ushqimet e përfshira në dietën Galveston mund të ndihmojnë në rregullimin e ndryshimeve të humori që lidhen me menopauzën. Ushqimet e pasura me fibra, karbohidrate me indeks të ulët glikemik dhe proteina të ligëta, përmirësojnë shenjat inflamatore nëtrup.

Nga ana tjetër, mikrobioma e zorrëve, do të zhvillojë një rezistencë ndaj insulinës, duke ndihmuar gjithashtu ekuilibrin hormonal dhe duke sjellë një gjendje shpirtërore pozitive.

Disavantazhet e dietës Galveston

Dieta Galveson është krijuar për të ndihmuar gratë në menopauzë që të humbasin peshë duke luftuar inflamacionin në vend që të zvogëlojnë kaloritë, shkruan Living.

Kjo dietë planifikon të eliminojë pothuajse plotësisht glutenin i cili mund të jetë joproduktiv dhe të ndryshojë mikrobiomën tek të gjithë ata njerëz që vuajnë nga celiakia ose intoleranca.

Sigurisht, të informohesh për programet dietike dhe ndryshimet e stilit të jetesës është një hap i mirë për të mbështetur shëndetin e turpit nëpërmjet ushqyerjes.

Për më tepër, të njëjtat parime anti-inflamatore gjenden edhe në ushqimet e rekomanduara në dietën mesdhetare. /Telegrafi/