LAJMI I FUNDIT:

Dielli dhe rrezitja

Dielli dhe rrezitja

Është vërtetuar shkencërisht se rrezet e diellit kanë efekt vitalizues në trupin dhe shpirtin e njeriut dhe s’ka jetë pa diell.

Prof. assoc. Mybera Ferizi
dermatovenerologe
tel: 044 238 750

Dielli lëshon rreze me gjatësi valore të ndryshme dhe ndahet në: rrezet ultraviolete me vetëm 1% (400-290), pjesën tjetër e përbëjnë rrezet e dritës (400-760nm) dhe infra te kuqe (mbi 760 nm) të cilat na japin neve nxehtësinë.

Rrezet ultraviolete kanë gjatësi valore më të shkurtë se sa rrezet e dritës së dukshme, lirojnë energji me shumë se sa rrezet tjera dhe këto rreze janë vendimtare për shëndetin e lëkurës suaj .

Energjia ultraviolete vjen në dy lloj rrezesh UVA dhe UVB. Ato rrezatojnë poshtë përtej atmosferës, në sipërfaqen e tokës dhe në lëkurën tonë.

UVA (400-315nm) – quhen “tinëzare”, janë rreze të cilat drejtpërdrejtë pigmentojnë lëkurën, depërtojnë në thellësi të lëkurës dhe shkaktojnë plakjen e hershme të lëkurës. Për shkak se dëmtimet nuk janë të dukshme aty për aty kanë forcën e depërtimit në thellësi të lëkurës dhe bëjnë dëmtimin permanent të ADN-së së qelizave lëkurore.

UVB (315-290 nm) – Nuk depërtojnë në thellësi të lëkurës, energjinë e rrezatimit maksimal e kanë prej orës 11-15. Ndikojnë në procesin e nxirjes duke aktivizuar procesin natyral mbrojtës të lëkurës. Rrezet UVB, së pari shkaktojnë eritemën (te rrezatimi më intensiv shkaktojnë reaksionin buloz ose edhe nekrotik) e më vonë pigmentimin (indirekt). Konsiderohen si shkaktar të shpeshtë i kancereve të lëkurës.

UVC – rrezet janë më pak brengosësh, sepse ato absorbohen nga atmosfera. Ky spektër diellor përdoret më shumë për dezinfektimin e hapësirave.

Rrezet UVB janë ”keqbërës”, shkatërrues janë rrezet të cilat “pjekin” lëkurën.

EFEKTET E DIELLIT NË LËKURË

Efektet e menjëhershme:

* Lëkura skuqet
* Ngjyra e saj thellohet

Efektet e mëvonshme:

* Djegia paraqitet 4 orë pas ekspozimit ndaj diellit.
* Lëkura fillon të duket e nxirë pas 2 ose 3 ditëve.
* Shtresat e sipërme të lëkurës trashen.

Efektet afatgjata:

* Rrudhat dhe shenja tjera të plakjes së hershme.
* Kanceri i lëkurës.

MASAT MBROJTËSE

Faktori i parë mbrojtës nga rrezet UVB është vet lëkura. Në momentin kur rrezet UV na sulmojnë, lëkura fillon t’i aktivizoj masat mbrojtëse.

* Të shtyra nga UVB, shtresa e jashtme e lëkurës trashet, duke e bërë të vështirë për UVB ta depërtojnë sipërfaqen. Këtë proces dermatologët e quajnë hyper keratosis.

* Rrezet e diellit stimulojnë prodhimin e melaninës, apo “pigmentin nxirës”, e cila mbron shtresat e brendshme të lëkurës, si më të ndjeshme.

* Masat natyrale mbrojtëse të lëkurës nuk janë gjithmonë të suksesshme. Gjithashtu ato janë të pamjaftueshme t’i mënjanojnë rrezet e dëmshme ultraviolete.

Melanocitet

Prodhojnë melaninën, pigment që i jep lëkurës ngjyrën që e ka dhe ndihmon mbrojtjen nga sulmi i UVB. Njerëzit me lëkurën ngjyrë ulliri ose të mbyllët e bëjnë melaninën më të gatshme dhe më shumë në sasi sesa ata që kanë lëkurë më të qelë. Kuqoshët me lëkurë më të çelët prodhojnë një lloj melanine “të kuq” që nuk mund të përballoj aspak sulmin ndaj rrezeve ultraviolete.

Vetëkujdesi

Sistemi imun i lëkurës aktivizohet kur ai vëren prezencën e qelizave të dëmtuara. Misioni i tij është t’i shkatërroj qelizat e mbetura që kanë pësuar mutacion, kështu që të mos kenë mundësi të shumohen dhe një ditë ta shkaktojnë kancerin e lëkurës.

Qelizat e lëkurës kanë disa masa vetëmbrojtëse që mund ta shërojnë ADN-në e dëmtuar nga ekspozimi i tepërt ndaj diellit. Përgjatë natës, qelizat e lënduara bëjnë çdo gjë çfarë munden që ta riparojnë veten e tyre. Por nëse ka shumë qeliza që duhet riparuar, mekanizmi i riparimit është i mbingarkuar. Kur të ndodhë kjo, disa qeliza vdesin e të tjerat mbijetojnë në një formë të tjetërsuar.

Qelizat Langerhans

Janë shtylla e sistemit imun të lëkurës. Këta “roje” punëtorë i identifikojnë qelizat e dëmtuara nga dielli ashtu që sistemi imun i lëkurës mund t’i eliminoj ato. Por, gjersa kjo ndodhë, qelizat Langerhans edhe vetë janë tejet të ndjeshme ndaj diellit.

Shkëlqimi i rrezeve ultraviolete redukton numrin e këtyre qelizave të domosdoshme dhe i dobëson ato që mbesin.

NUK JEMI TË GJITHË TË BARABARTË NË DIELL

Kremi që juve ju nevojitet varet nga tipi i lëkurës, kohës së ekspozuar të diellit dhe, mosha e juaj.

Çfarë tipi është lëkura e juaj?

Grupi i parë

FLOKËT: e kuqe
TENI: shumë i çeltë
PIKAT: të shumta
REAGIMI NË DIELL: çdoherë djegiet
NXIRJA: asnjëherë

Të rritur ekspozimit:

Të lartë: SPF 40
Të mesëm: SPF-40
Të ultë: SPF-40

Fëmijët që i takojnë këtij grupi duhet të përdorin SPF 40

Grupi i dytë

FLOKËT: bionde
TENI: i çeltë
PIKAT: mesatarisht
REAGIMI NË DIELL: shpesh djegiet

NXIRJA: nxirje e lehtë

Të rritur ekspozimit:

Të lartë: SPF -40
Të mesëm: në fillim SPF-40, pastaj SPF-20-40
Të ultë: në fillim SPF 20-40, pastaj SPF 10-20

Fëmijët që i takojnë këtij grupi duhet të përdorin SPF – 40

Grupi i tretë

FLOKËT: bionde ose e kafeje e çelë
TENI: i çeltë -mesatarë
PIKAT: disa
REAGIMI NË DIELL: nganjëherë djegiet
NXIRJA: nxirje e njëtrajtshme

Të rritur ekspozimit:

Të lartë/të mesëm/të ultë: në fillim SPF-20-40, pastaj SPF-10-20
Fëmijët e këtij grupi:
Të lartë dhe të mesëm: SPF-20-40.
Të ultë: SPF 10-20

Grupi i katërt

FLOKËT: kafeje
TENI: i mbyllët i lehtë
PIKAT: aspak
REAGIMI NË DIELL: rrallë djegiet
NXIRJA: lehtë nxihet

Të rritur ekspozimit:

Të lartë: në fillim SPF-20-40, e pastaj SPF – 10-20
Të mesëm: në fillim SPF-10-20, pastaj SPF -2-10
Të ultë: në fillim SPF-10-20, e pastaj SPF 2-10

Fëmijët e këtij grupi:

Të lartë: SPF 20-40
Të mesëm: SPF 10-20
Të ultë: SPF 10-20

Grupi i pestë

FLOKËT: kafeje në të zezë
TENI: i mbyllët
PIKAT: aspak
REAGIMI NË DIELL: rrallë djegiet
NXIRJA: nxirje e thellë

Të rritur eskpozimit:

Të lartë: në fillim SPF 10-20, pastaj SPF 2-10
Të mesëm: në fillim SPF 10-20, pastaj SPF 2-10
Të ultë: SPF 2-10.

Fëmijët e këtij grupi në të gjitha rastet duhet të përdorin SPF 10-20

Grupi i gjashtë

FLOKËT: të zeza
TENI: shumë I mbylltë
PIKAT: aspak
REAGIMI NË DIELL: asnjëherë nuk djegiet
NXIRJA: nxirje e thellë

Të rriturit dhe fëmijët e këtij grupi në të gjitha rastet duhet të përdorin SPF 2-10

PASOJAT E SHPESHTA NË LËKURË NGA DIELLI

Për shkak ekspozimit kronik të lëkurës në diell, në regjionet e fotoeksponuara, vjen deri te ndërrimet e përhershme dhe ireverzibile si: atrofia, hiperpigmentime ose hipopigmentime, kapilarë të zgjeruar, me ndërrime të verdha në kafeje keratotike, lëkurë e rrudhur me elasticitet të çrregulluar etj.

Dëmtimet kronike solare paraqesin areale të përshtatshme për zhvillimin e karcinomave të lëkurës. Njerëzit me sy të kaltër dhe me flokë të verdha janë më të rrezikuar nga rrezet e diellit.

Keratozat aktinike

Në fillim duket si një pikë e kuqe, më vonë mbi te preket një dregëz me ngjyrë kafe të qelë ose e bardhë. Pas largimit të dregëzës vërehet një ulceracion. Mund të kaloj në karcinomë të lëkurës.

Njollat e pleqërisë

Ndërrime të rrafshëta me ngjyrë të verdhë, të lëmuara, zakonisht në fytyrë, e shpinë. Si pasojë e ekspozimit kronik në diell.

Bazalioma

Është një lloj kanceri i lëkurës, si pasojë nga ndikimi kronik i diellit. Mund të manifestohet si tumefakt, si gërryerje, ose si ngritje e lehtë. Me ngjyra nga e kuqja.

Spinalioma

Është kancer lëkuror,i cili ka natyrë serioze. Vendi më i atakuar është buza e poshtme, laprat e veshëve dhe hunda.

Melanoma
Është kancer lëkuror i qelizave te pigmentuara të lëkurës – të melanociteve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori