LAJMI I FUNDIT:

Edhe sivjet diaspora paguan ‘haraç’ në emër të Kartonit të Gjelbër

Edhe sivjet diaspora paguan ‘haraç’ në emër të Kartonit të Gjelbër

Sivjet kemi hyrë në vitin e 18-të, kur Kosova vet-administrohet, ndërsa as gjatë kësaj vere diaspora kosovare nuk do të ketë mundësinë të udhëtojë me automjete për pushime në Kosovë pa pasur nevojë të ndalojë në kufi për ti dhënë “haraçin” kompanive të sigurimit.

Të rreshtuar në radhë të gjata para çdo vendkalimi kufitar, për çdo verë, mërgimtarët detyrohen t’i mbushin me euro të majme arkat e sigurimeve kosovare.


Këto mjete mblidhen në emër të “Kartonit të Gjelbër”, të cilin shteti i Kosovës, pa përjashtim, qoftë edhe atyre që sjellin dëshmi se sigurimi i shtetit prej nga vijnë i mbulon dëmet edhe në territorin e Kosovës, nuk ia njeh asnjë mërgimtari që dëshiron të futet me makinë në territorin e Kosovës.

Në këtë pikë strikt janë edhe policët kufitar, nuk bëjnë asnjë lëshim, qoftë ai vetëm transit apo për disa orë. “Sigurimin kufitar duhet ta paguajnë të gjithë”, thonë ata. Mirëpo kjo masë e ky rigorozitet i pushtetit, nuk vlen për shtetasit e Serbisë që operojnë në veriun e Kosovës. Madje ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të përditshme të makinave me targa të vjetra të Serbisë, të cilat nuk i detyrohen asnjë ligji të Kosovës në këtë rajon.

Është vërtetë se Kosova nuk është anëtare e “Byrosë së Sigurimit Ndërkombëtar” që njihet si Council of Bureaux (CoB) dhe që qytetarët kosovarë nuk mund të qarkullojnë jashtë shtetit me automjete pa paguar fillimisht taksën e Kartonit të Gjelbër, përcjell Telegrafi.

Hilmi Gashi jeton në Zvicër dhe çdo vit vjen në Kosovë në pushime. Kësaj radhe ai ka vendosur që të kryejë pushimet në Himarë e pastaj të kthehet përmes kufirit në Morinë në Kosovë.

Por aty thotë se priti gjatë dhe u detyra serish të paguajë sigurimin në mungesë të kartonit të gjelbër, e të cilin e quaj “haraç vjetor”.

“Sot ne kufirin e Kosovës në Morinë: Rendet e gjata të pritjes para sporteleve të agjencive të sigurimeve për të paguar „haraçin“ vjetor”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook duke postuar një fotografi ku shihet tollovia e mërgimtarëve që presin për të paguar në sportel sigurimin në kufi.

Unë nuk kam prit shumë sot, sepse jam kthye prej pushimeve prej Himarës. Sigurimin e kam be me 10.7. Por sot Kur erdha ne kufi kish tollovi si ne rruge ashtu edhe para sporteleve, vapa shumë e madhe dhe  Njerëzit e lodhur prej rrugës, prapëseprapë u treguan shumë të durueshëm. Haraç“ sepse nuk është i nevojshëm, po të rregullohej çështja me ane të kartonit të gjelbër. Ne Evrope vetëm Kosova nuk e njeh këtë Karton”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu tha se sipas informacioneve që ka, ky sigurim nuk shihet si siguri, sepse nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në makinat e mërgimtareve, pra BKS kërkon pagesë për polica kufitare, por nuk u ndihmon të siguruarve t‘i realizojnë të drejtat e tyre në raste të dëmit.

“Dhe se treti: ky sigurim shihet si haraç, sepse nuk ka transparence se ku dhe si investohen këto të hyra marramendëse”.

Byroja Kosovare e Sigurimeve, sipas tij është institut i licencuar nga Banka Kombëtare dhe duhet t‘i jap dikujt llogari për këto miliona euro të realizuara për një vit.

Zgjidhja me e mirë sipas tij, do të ishte anëtarësimi ne Zyrën e Kartonit të Gjelbër.

Sigurimi Kufitar i Kosovës mbulon vetëm dëmet minimale

Sigurimi kufitar mbulon vetëm dëmet minimale që automjeti me targa të huaja do të ia shkaktonte palës tjetër në rast aksidenti. Kurse për dëmet tuaja, pavarësisht llojit të sigurimit, qoftë ai edhe kasko, duhet bërë llogari tjetër, atë me sigurimin e shtetit nga ku vjen.

Dhe në qoftë se nuk e ke të sqaruar këtë më parë, lindin telashet.

Jo çdo klientë është i vetëdijshëm se dëmtimi i makinës në Kosovë, qoftë ai edhe me sigurim kasko nga shteti prej ku vjen, nuk nënkupton kompensim automatik të dëmit. Së paku jo për një numër të madh kompanish të sigurimeve zvicerane.

Pasi që pjesa më e madhe e tyre nuk mbulojnë territorin e Kosovës me arsyetimin se ky vend nuk është anëtar i Byrosë së Sigurimeve Ndërkombëtare. /Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori