LAJMI I FUNDIT:

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Afatet kohore për marrëveshje finale janë paraqitur, përputhen me mandatin e Kurtit

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi: Afatet kohore për marrëveshje finale janë paraqitur, përputhen me mandatin e Kurtit

Dialogu Kosovë-Serbi me një marrëveshje gjithpërfshirëse do të përfundojë brenda një afati të caktuar, që sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi përputhet me mandatin e kryeministrit, Albin Kurti.

Gjatë intervistës në “Përballje”, në Telegrafi.com, Bislimi tha se afatet kohore për arritje të marrëveshjes janë paraqitur, por ai nuk dha një datë të saktë.

“Afatet kohore faktikisht janë paraqit, por kanë të bëjnë me njëfarë koincidence që edhe mandati i z.Kurti, edhe i z.Biden edhe i z.Borrell përputhen”, tha Bislimi.

Bislimi theksoi se megjithatë, për Kosovën është shumë me rëndësi që marrëveshja të jetë e mirë.

Ai u zotua se nuk do të nënshkruajnë marrëveshje e cila do të jetë në dëm të qytetarëve të Kosovës.

“Për neve është me rëndësi që marrëveshja fillimisht të jetë e mirë, të mos jetë në dëm të qytetarëve, pastaj afati kohor është i një rëndësie por, jo aq primare sa është kualiteti i marrëveshjes. Nuk do të nënshkruajmë asnjë marrëveshje për të cilën do ta dimë sigurt që është në dëm të qytetarëve”, theksoi Bislimi.

Dialogu me Serbinë në Bruksel, Bislimi jep detajet e takimeve dhe flet për progresin në temat e diskutuara
Lexo po ashtu Dialogu me Serbinë në Bruksel, Bislimi jep detajet e takimeve dhe flet për progresin në temat e diskutuara

I pyetur nëse ka hezitim për marrëveshje, Bislimi tha se nga pala kosovare nuk ka hezitim për marrëveshje por kjo duket se vjen nga pala serbe.

“Ka hezitim nga pala tjetër. Ne jemi duke thënë se fokusin kryesor duhet ta kemi tek marrëveshja e përgjithshme, ligjërisht e obligueshme, pala serbe po thotë të merremi njëherë me marrëveshjet tjera të kaluara, pastaj shkojmë të marrëveshja gjithëpërfshirëse”, theksoi Bislimi.

Sipas tij, dinamika zgjedhore në Serbi po i bën ata të jenë më agresiv në dialog.

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi gjatë intervistës për Telegrafi.com / Foto: Ridvan Slivova

“Mendoj që dinamikat zgjedhore që kanë ata në Serbi, po ia imponojnë një qasje më agresive në dialog, por kjo do u hakmerret palës serbe në afatgjatë”, theksoi zëvendëskryeministri.

Në situatën të cilën Kosova është tash në dialog me Serbinë, sipas Bislimit e kanë sjellë guximi i qeverive të kaluara të Kosovës për nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Guximi i qeverive të kaluara na ka sjellë në këtë situatë, me këto 30 marrëveshje të cilat janë të paimplementueshme”, tha Bislimi.

Ai theksoi se nëse marrëveshjet që janë nënshkruar më herët do të ishin të mira, atëherë nuk do të kishte nevojë që pas kaq vitesh të diskutohej për to, por ato do të implementoheshin shumë më herët.

Kushtëzimi për Asociacionin, Bislimi: Serbia ka zero kredibilitet të kërkojë nga Kosova implementimin e ndonjë marrëveshjeje
Lexo po ashtu Kushtëzimi për Asociacionin, Bislimi: Serbia ka zero kredibilitet të kërkojë nga Kosova implementimin e ndonjë marrëveshjeje

“Ne po flasim tash për Marrëveshjen e Asociacionit e cila daton nga viti 2013, pse po flasim në vitin 2021. Po të ishte e mirë do të ishte implementu që moti, nuk do të ishte pjesë e bisedimeve sot. Për marrëveshjen për energji nuk është deklaruar Gjykata Kushtetuese, është e nënshkruan në 25 gusht 2015, pse nuk është kryer deri sot. Më gjej një marrëveshje për të cilën mundesh me u mburr që Edita Tahiri ka bërë një punë të mirë”, tha Bislimi.

Bislimi tha se dialogut me Serbinë i kanë hyrë më kujdes, e jo me guxim.

“Edita Tahiri ju ka thënë juve se marrëveshja e fusnotës do të shkrihet si flluskë e borës. Ky është kualiteti i marrëveshjeve të qeverive të kalume dhe ky është guximi i tyre. Ne i hyjmë me kujdes, jo me guxim”, tha Bislimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori