Angel Di Maria ka treguar se si një fjalim i Lionel Messit që e mbajti  para shokëve të tij të skuadrës pas humbjes së Argjentinës ndaj Brazilit në Copa America 2019, i bëri të gjithë të qajnë.

Messi që ishte kapiten i Argjentinës në atë garë, ku humbën 2-0 ndaj kampionëve të Brazilit në gjysmëfinale me 3 korrik para se të merrnin vendin e tretë pastaj.


"Messi tha disa fjalë të bukura kur ne u eliminuam nga Brazili", fillon rrëfimin Di Maria për ESPN.

1570117684098 17bf1c3c1249d9ed65a4c17fe0ed7d095f82

"Messi na tha që ishte krenar për ekipin që kishim ndërtuar. Tha se nuk kishim qenë bashkë aq shumë, pasi kishte shumë të rinj në ekip Megjithatë, ndihej sikur të ishim të gjithë bashkë për shumë vite”.

"Ai tha që të gjithë ne jemi rreshtuar në të njëjtin drejtim që nga dita e parë. Se ai ishte shumë krenar për të rinjtë për angazhimin e tyre në këtë fanellë dhe nëse ata ishin aty ne ekip, ishin se kishin dhënë shumë për të qenë pjesë e atij ekipi në Copa America dhe e kishin merituar”.

di maria messi b1dbeee45a9e985941ee63d17c5a1bf571

"Sapo mbaroi, të gjithë ishin në lot sepse preku zemrat e të gjithëve, veçanërisht tek të rinjtë”.

Di Maria flet për ndikimin që ka pasur Messi në të gjithë turneu, duke treguar se sa shumë ka qenë prezent.

“Më pëlqeu se si fliste me grupin dhe se si fliste me gazetarët. Ishte thelbësor, sidomos për të rinjtë e theksoj”.

1561830836 091290 1561830948 noticia normal

Di Maria pret punë nga të rinjtë e Argjentinës dhe beson që shumë shpejt kjo do të shpërblehet.

"Lojtarët e rinj janë ata që duhet të vazhdojnë në të njëjtën rrugë. Nuk do të jetë e lehtë për ta. Ata do të duhet të punojnë dhe të vazhdojnë t'i japin të gjitha dhe herët a vonë, fati do të jetë në anën tonë", ka thënë Di Maria për ESPN. /Telegrafi/

telegrafi sport app