LAJMI I FUNDIT:

Di Canio dhe Bergomi me kritika të njëjta për Anglinë: Skuadër pa identitet, ishin zgjënjyes ndaj Skocisë

Di Canio dhe Bergomi me kritika të njëjta për Anglinë: Skuadër pa identitet, ishin zgjënjyes ndaj Skocisë

Analistët e Sky Sport Italia, Paolo Di Canio dhe Beppe Bergomi, kanë thënë një zëri se janë të zhgënjyer me atë çfarë tregoi Anglia ndaj  Skocisë. 

Tre Luanët luajtëN baras pa gola ndaj Skocisë në Wembley këtë mbrëmje, me skocezët që kishin raste më të mira.


Fillimisht ka Di Canio, që ka luajtur në Ligën Premier te West Ham United, duke i dhënë merita Skocisë për ndeshjen.

“Skocia bëri shumë mirë duke marrë parasysh potencialin e tyre, por ne ishim shumë të zhgënjyer me Anglinë”.

“Ata kanë shumë lojtarë të talentuar, por ata nuk kanë identitet, lëvizje, shpikje, guxim për të bërë një pasim kërkues, thjesht nuk është në ADN-në e tyre”.

“Kur mesfushorët qendrorë nuk mund të luajnë, ata kanë nevojë për Stonesin ose dikush që luan nga prapa. Ai nuk është Bonucci, por duhet të provojë. Nuk janë vetëm lojtarët, por edhe trajneri duhet t’u tregojë atyre se po bëjnë shumë vrapime të gabuara në kohë të gabuar”, deklaroi Di Canio.

Ai kishte edhe kritika për Harry Kanen, që sipas tij nuk po jep maksimumin e tij.

Në anën tjetër Beppe Bergomi, që fitoi Kupën e Botës në vitin 1982 me Italinë, ka thënë se ka një ndryshim të madh midis Anglisë së Gareth Southgate dhe Italisë së Roberto Mancini.

“Kjo është një situatë ku nuk ka asnjë ide, asnjë plan. Kur ke talentë që punojnë së bashku për ekipin, atëherë del edhe më e mira e individëve”.

“Anglia, të jem i sinqertë, më zhgënjeu këtë mbrëmje”, deklaroi ish mbrojtësi i njohur. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori