Ditë më parë, katedralja e famshme e Notre Dame të Parisit u përfshi nga flakët dhe për pasojë, një pjesë e saj është shkatërruar.

Pas thirrjeve të presidentit francez, Emanuel Macron që të ndihmohet financiarisht në rindërtimin e faltores 850-vjeçare, ndër të parët ishte miliarderi François Henri Pinaulit, i cili dhuroi 100 milionë euro.

Kjo ka bërë që bashkëshortja e afaristit, aktorja Selma Hayek të ndihet krenare me këtë veprim të burrit.

“Sot më shumë se kurrë ndihem krenar që jam pjesë e familjes Pinault. Jo vetëm për shkak të kontributit të tyre në rindërtimin e Notre-Dame të Parisit, por edhe për shkak se kontributi i tyre nuk do të thotë se do të kompensohen nga shteti me zbritjen tatimore”, shkroi fillimisht aktorja hollivudiane.

“Burri dhe vjehrri im janë dy qytetarë francezë, të cilët sinqerisht e kuptojnë rëndësinë e këtij thesari shpirtëror, kulturor dhe historik nga Parisi për botën”, pohoi ajo përmes llogarinë personale në Instagram.

Theksojmë se Qeveria e Kosovës si dhe e Shqipërisë, secila ka ndarë nga 100 mijë euro për rindërtimin e katedrales.

Ndryshe, mediat e huaja kanë raportuar se deri më tani janë mbledhur mbi një miliard euro për t’ia rikthyer shkëlqimin katedrales së kryeqytetit të Francës. /Telegrafi/

View this post on Instagram

Today more than ever I feel proud to be part of the Pinault family. Not only for their personal and heart felt participation in the reconstruction of Notre-Dame de Paris but also because their contribution wont be claiming any tax deductions from the government. My husband and father in law are two generous french citizens, who sincerely understand the importance of this spiritual, cultural and historical treasure from Paris to the world. Plus que jamais, je suis très fière aujourd’hui de faire partie de la famille Pinault. Non seulement pour leur contribution à la reconstruction de Notre-Dame de Paris, mais aussi parce qu’ils le feront sans aucun avantage fiscal ! Mon mari et mon Beau-père sont deux citoyens français généreux qui comprennent profondément l’importance de ce trésor spirituel, culturel et historique que Paris et la France ont offert au monde entier !

A post shared by Salma Hayek Pinault (@salmahayek) on Apr 17, 2019 at 11:54am PDT