LAJMI I FUNDIT:

Dhuratat luksoze dhe ekstravagante që i duan pasanikët për më të dashurit e tyre (Foto)

Dhuratat luksoze dhe ekstravagante që i duan pasanikët për më të dashurit e tyre (Foto)

Një qendër e njohur tregtare çdo vit publikon katalogun me propozimet me dhurata më luksoze dhe ekstravagante, për të gjithë ata që i kanë xhepat e thellë.

Duke marrë parasysh faktin se është i dedikuar për klientelen që shpenzon qindra mijëra dollarë dhe vazhdon traditën që nga vitit 1939, e në listat e deritanishme kanë figuruar gjësende të çuditshme që i kanë blerë klientët për më të dashurit e tyre, duke filluar nga nëndetëset e deri te mumiet, transmeton Telegrafi.


Më poshtë ju sjellim listën e plotë të dhuratave që i ofron kjo qendër tregtare për klientët e pasur.

Nëse dëshironi që me më të dashurit e juaj ta vizitoni çdo cep të Azisë, atëherë ky shërbim do t’ju kushtojë 630 mijë dollarë.

Fatlumët e kësaj dhurate së bashku me tre mysafirë do të munden që një muaj ta kalojnë duke shëtitur nëpër Indi, Nepal, Butan dhe Maldive. Ata do të kalojnë netët në hotelet më luksoze dhe do të udhëtojnë me aeroplan privat.

Varësisht nga interesimi, ata mund të kalojnë kohë të mjaftueshme me mjeshtrit e jogës, masonë e besimtarë hindus. Në çmim përfshihet edhe udhëtimi me helikopter në Himalaje, si dhe lundrimi me jaht luksoz nëpër ishuj.

Ndoshta ju pëlqen ideja që kafshën tuaj të preferuar ta keni në një skulpturë të bronzit. Këtë gjë mund ta kryej danezi Bjorn Okholm Skaarup që përkujdeset që çdo detaj të jetë në perfeksion.

Ky shërbim do t’ju kushtojë 200 mijë dollarë, por nuk mund të cilësohet si diçka e shtrenjtë, marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për artistin me renome botërore, veprat e të cilët gjenden në muzetë më të njohura nëpër botë.

Në dhuratë përfshihet edhe udhëtimi në Firence të Italisë, për të kaluar disa orë me artistin për të diskutuar për detajet e statujës së kafshës së preferuar.

Disa persona thjesht preferojnë të kalojnë disa ditë në një shtëpi luksoze brenda të cilës nuk mungon asgjë. Një ofertë e tillë figuron në listën e dhuratave të tilla. Bëhet fjalë për një shtëpi luksoze që ofron edhe cigare të shtrenjta si dhe alkool të markave të njohura botërore.

Dizajni modern i shtëpisë me mobile elegante dhe ndriçim të mjaftueshëm, janë të disponueshme për të gjithë ata që janë të gatshëm të paguajnë 250 mijë dollarë.

Një dhuratë tjetër që mund t’i bëni më të dashurve tuaj, është jahti luksoz i gjatë 22,5 metra që është jahti më i gjati në botë me panele solare. Çmimi është marramendës – 7 milionë dollarë.

Jahti trekatësh ka kabinën kryesore që mund të akomodojë 12 persona. Brenda saj ekziston edhe kuzhina gjigante, salla koncertuale dhe televizorët satelitorë me internet.

Por, të gjithë që duan të përjetojnë adrenalinë, duhet të paguani 315 mijë dollarë që të shijoni për pak qaste punën e agjentit të fshehtë.

Katër fatlumët do të zhvendosen në Las Vegas me një aeroplan privat, ku do të kryejnë punët e spiunëve në një periudhë kohore prej tri ditëve e dy netëve.

Me të mbërritur në Las Vegas, ata do t’i presë një burrë misterioz që do t’ju dhurojë nga një zarf me misionet që duhet t’i kryejnë, kurse në kryerjen e këtyre misioneve do t’ju ndihmojnë shoferët profesionistë, parashutistët e madje pjesëtarët e njësisë speciale të marinës.

Në çmim përfshihet hedhja me parashutë nga aeroplani, vozitja e shfrenuar me vetura, darka dhe akomodimi në hotelin luksoz “Waldorf Astoria” në Las Vegas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Tentuan të arratiseshin përmes një “tuneli”, të burgosurit në Venezuelë u përballën me një situatë të padëshiruar kur arritën jashtë

Botë
Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Si 15-vjeçare e solli në jetë dhe e dha për adoptim – pas 22 vitesh ribashkohen nënë e bijë nga SHBA

Amerika
Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Pak momente pasi u ngrit në ajër, piloti i aeroplanit detyrohet të bëjë ulje emergjente në Afrikën e Jugut – iu dëmtua njëra gomë

Afrika
Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Biden nënshkruan masën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin

Botë
Kalo në kategori