LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Hoxha pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Drejtësisë

Dhurata Hoxha pranon zyrtarisht detyrën e ministrit të Drejtësisë

Në kuadër të emërimeve të reja në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministri i deritanishëm i Drejtësisë, Hajredin Kuçi sot i ka dorëzuar detyrën ministres të sapo emëruar në këtë pozitë, Dhurata Hoxhës.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie, ministri Kuçi e ka vlerësuar emërimin e Hoxhës si lajm të mirë për Kosovën.


“Zëvendëskryeministri i parë, z. Kuçi tha se në pozicionin e ri znj. Hoxha do ta ngrisë perceptimin për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç shtohet më tej, ministrja e sapo emëruar, Dhurata Hoxha, falënderoi ish Ministrin Kuçi për punën që ka bërë gjatë këtyre viteve si dhe kërkoi që bashkëpunimi në mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ajo tha se në cilësinë e Ministres së Drejtësisë do të angazhohet që të forcojë luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar duke sforcuar më tutje parimin se askush nuk është mbi ligjin dhe se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/