LAJMI I FUNDIT:

Dhunimi i 16 vjeçares në Drenas, shoqëria civile kërkon reagim të shpejtë (Video)

Dhunimi i 16 vjeçares në Drenas, shoqëria civile kërkon reagim të shpejtë (Video)

Rasti i dhunimit të 16 vjecares në Drenas ka tronditur opinionin në Kosovë. Policia ka arrestuar zyrtarin e saj Vesel Veseli. Mësimdhënësi është  ri pezulluar nga puna, ndërkaq shoqëria civile ka paralajmëruar protestë më 8 shkurt.

Rasti i dhunimit të 16 vjeçares në Drenas ka ngjallur reagime të shumta të institucioneve lokale e qendrore. Ajo kishte shkuar në polici që të denonconte profesorin me inicialet Sh.XH për ngacmim seksual, por aty kishte marrë kthesë tërë jeta e saj.


Në polici ajo kishte takuar  zyrtarin Vesel Veseli.

Veseli, i cili mbante pozitën e zëvendësshefit të hetimeve në komunën e Drenasit, i kishte thënë të miturës se duhej t’ia bënte disa foto e zhveshur për shkak të procedurave policore, mirëpo këto foto 16 vjeçares i kushtuan me abuzim 1 vit e gjysmë nga zyrtari policor Vesel Veseli.

Ai e kishte kërcënuar se nëse  nuk do të dilte me të do të kishte pasoja.

Pas 1 viti e gjysmë, e mitura kishte mbetur  edhe shtatzënë, mirëpo Veseli e detyroi  të abortonte në mënyrë të jashtëligjshme tek një ordinance në Prishtinë, e cila dyshohet se është e gjinekologut Fehmi Ahmeti. Procesi i abortit ndodhi më 15 janar të këtij muaji.

Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor
Lexo po ashtu Dhunë, shfrytëzim seksual, abort i detyruar – historia trishtuese e nxënëses nga Drenasi me hetuesin policor

RTV Dukagjini gjatë tërë ditës, ka tentuar të marrë në telefon gjinekologun Ahmeti, mirëpo ky i fundit ka refuzuar të përgjigjet.

Ndërkaq, në një konferencë për media, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se arsimtari i dyshuar për veprën e keqpërdorimit seksual ndaj të miturës është ri pezulluar nga puna. Theksoi se do të iniciojnë edhe  rast hetimi ndaj tij.

Për këtë rast kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor në Drenas, Afrim Berisha, ka organizuar një protestë. Berisha, në veçanti u bënë thirrje të gjithë prindërve për përkrahje.

“Ju drejtohem sidomos prindërve të marrin pjesë në protestë, sepse është në rrezik e ardhmja e fëmijëve të tyre. Nëse ata sot bëjnë gjumë kur ndodhin këto raste, nuk e di se çfarë do të kërkojnë në të ardhmen”, deklaroi për RTV Dukagjinin Afrim Berisha, kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor.

Jahjaga: Abuzuesit e vajzës në Drenas të marrin dënimin e merituar
Lexo po ashtu Jahjaga: Abuzuesit e vajzës në Drenas të marrin dënimin e merituar

Kjo protestë do të përkrahet edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës. Adelina Berisha thotë se nuk është hera e pare që femrat nuk gjejnë përkrahje nga këto institucione.

“Nuk është rasti i vetëm që po has në një trajtim mizor nga institucionet, fillimisht nga policia, një institucion që do të duhej t’i mbrojë qytetarët. Edhe në të kaluarën kemi pasur raste që për shkak të dështimeve të intervenimeve në polici, gratë e kanë humbur edhe jetën. Por, ky rast është edhe më i keq sepse ka edhe keqpërdorim të pozitës”, deklaroi Adelina Berisha nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici
Lexo po ashtu Abuzimi i të miturës në Drenas mund të dekurajoj lajmërimin e rasteve të tjera në Polici

Pas kësaj Zyrtari Policor, Vesel  Veseli është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të Prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Hetuesit e  Inspektoratit kanë realizuar edhe një urdhëresë për bastisje në disa lokacione duke përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, zyrën e tij në Stacionin Policor në Drenas dhe një ordinancë private (mjekësore). Gjatë bastisjes janë sekuestruar disa  materiale që mund të shërbejnë si prova në procedure penale.

IPK arrestoi policin hetues në Drenas, i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares
Lexo po ashtu IPK arrestoi policin hetues në Drenas, i dyshuar për dhunimin e 16-vjeçares

Ndërkaq sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës nenit 239 kushdo që e detyron personin tjetër të kryejë akt seksual në një̈ ose më shumë prej rrethanave në vijim, dënohet me burgim prej një̈ (1) deri në pesë (5) vjet./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Kalo në kategori