LAJMI I FUNDIT:

Arrestime me forcë në një lokal në Prizren, policia thotë se nuk respektuan masat kundër coronavirusit

Arrestime me forcë në një lokal në Prizren, policia thotë se nuk respektuan masat kundër coronavirusit

Arrestime me forcë ka pasur sot rreth orës 11:00 në një lokal në qendër të Prizrenit.

Një qytetar ka treguar se policë të njësisë speciale e kanë arrestuar me forcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij, ndërsa gjatë arrestimit është përdorur edhe dhunë.

Kjo shihet edhe në pamjet që i ka siguruar Sinjali ku shfaqen disa policë që me forcë e arrestojnë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij.

Gjatë arrestimit është përdorur edhe sprej.

Sipas dëshmitareve gjithçka ka nisur pasi pronari i lokalit u ndalua për shkak të mos-bartjes së maskës, me policët që sipas tij u treguan të ashpër me të.

Nga Policia e Prizrenit, ndonëse e kanë konfirmuar se ngjarja ka nisur për shkak të mosrespektimit të masave kundër coronavirusit, këtë rast e kanë cilësuar si sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Familjarët e të arrestuarve i kanë thënë Sinjalit se pronari dhe njëri nga djemtë e tij kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e dhunës së përdorur nga policët, por krejtësisht ndryshe e ka përshkruar ngjarjen zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Sipas tij, aty ka pasur sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe janë dy policë që kanë mbetur të lënduar nga kjo ngjarje.

Ai thotë se fillimisht nuk është respektuar urdhri i personit zyrtar. Për këtë rast, në stacionin policor të Prizrenit aktualisht po intervistohen 5 persona.

“Ka ndodhë rreth orës 11:00 në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, sheshi “Shatërvan”. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për masat anti-COVID. Fillimisht nuk është respektu urdhri i personit zyrtar, pastaj për shkak të mosrespektimit të masave dhe urdhrit ka ardhë deri te sulmi ndaj personit zyrtar. Kështu që Policia i ka aktualisht 5 persona të dyshuar duke i intervistuar për këtë rast. Sulm ndaj personit zyrtar kemi. Janë dy zyrtarë policorë kanë pësu lëndime, të cilët i kanë dërguar për tretman mjekësor. Janë sulmuar nga të dyshuarit. Rasti ka qenë për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës, distancën sociale e këto”, ka thënë Osmanollaj.

Në video dikush dëgjohet teksa vazhdimisht u kërkon policëve që të qëndrojnë larg 2 metra.

Gjithashtu, përveç tjerash, aty shihet edhe një polic që kërkon që të mos incizohet.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori