LAJMI I FUNDIT:

Dhuna nëpër shkollat e Maqedonisë është në rritje (Video)

Dhuna nëpër shkollat e Maqedonisë është në rritje (Video)

Dhuna nëpër shkolla është në rritje, psikologët dhe sociologët thonë se kjo paraqet gjendje alarmante për shoqërinë. Sipas tyre duhet të ketë përgjegjësi duke u rekomandojnë prindërve dhe shkollave që të kyçen në mënyrë më aktive në procesin e edukimit të fëmijëve.

“Duhet të jemi të përgatitur dhe ta justifikojmë dinjitetin tonë në lidhje me këtë se si institucionet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore po ballafaqohen me këtë problem për shkak se shumë pak është e njohur se duhet bërë detektim të hershëm”, u shpreh Lupço Kevereski, profesor universitar.


“Punojmë në mënyrë preventive për dhunën mes moshatarëve. Për ne gjëja më e rëndësishme është të parandalojmë, por edhe të bëjmë identifikim të dhunës mes moshatarëve”, tha Anica Zllatevska, psikologe.

Psikologët thonë se është në rritje dhuna kibernetike te nxënësit dhe rekomandojnë që teknologjia të përdoret për qëllime pozitive, e jo për ushtrimin e dhunës.

“Publikim i fotografive, publikimi i video-incizimeve, i porosive me përmbajtje negative, ofenduese dhe nënçmuese. Kjo ndodh më shpesh kur fëmijët nuk janë në kontakt mes tyre. Por, kur të takohen, kjo dhunë mund të shndërrohet në dhunë fizike ose psikike mes tyre”, u shpreh Anica Zllatevska, psikologe.

Më së shpeshti dhunuesit zgjedhin nxënës të cilët janë të qetë dhe të disiplinuar, thonë psikologët. Reagimet e nxënësve janë të ndryshme.

“Simptom i shpeshtë është mos shkuarja në shkollë, gjë që do të ketë pasoja në suksesin e nxënësit. Individualisht, te secili nxënës kemi situata të ndryshme, ndonjëherë ata tërhiqen brenda vetes, ndonjëherë ndodh që të veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj nxënësve tjerë. Megjithatë, shpeshherë ndodh që nxënësit nuk vijnë në shkollë për shkak të frikës të ballafaqohen me atë që do të ndodhë në shkollë”, tha Elena Milloshevska, psikologe.

Tek fëmijët ndikim të madh kanë mediat dhe rrjetet sociale, duke krijuar vështirësi për të bërë dallim mes realitetit dhe imagjinatës. Vitin e kaluar janë regjistruar 976 viktima, prej të cilëve 2/3 janë femra, ndërsa mbi 90, fëmijë./Tv21/