LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në Kuvend, Zemaj: Prodhim i LVV-së prej vitesh

Dhuna në Kuvend, Zemaj: Prodhim i LVV-së prej vitesh

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, ka kritikuar deputetët e partisë në pushtet, LVV-së për sjelljen e tyre ndaj deputetëve të partive opozitare. Ai ka thënë se që nga fillimi i mandatit të Qeverisë aktuale, sjellja e tyre, sipas tij, ka qenë e ulët.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka deklaruar se dhuna fizike e shfaqur në Kuvendin e Kosovës të enjten është e papranueshme nga ana e partisë së tij.


Ai ka theksuar se incidentet në Kuvend kanë ardhur pas ngjarjeve të fundit, dhe sipas tij, pas shpërfaqjes së “një të vërtete”, e cila për LDK-në ka qenë e ditur se është bërë një “mashtrim për qytetarët e vendit”.

“Pas shpërfaqjes së një të vërtete e cila ka qenë e ditur për ne, pra raporti i LVV-së gjoja kontradiktor në kuptimin me Listën Serbe, dhe me të kaluarën e tyre, por edhe me mënyrën se si janë sjellë në Kuvendin e Kosovës… Sot doli gjitha ajo në pah, tendenca e pushtetit për të kaluar gjoja nuk ka ndodhur asgjë dhe tregimi i tyre në raport me të vërtetën duket se është joserioz dhe pastaj u shfaqën pamje të dhunës, jo të mira dhe jo të pranueshme”, ka shpjeguar Zemaj në RTV Dukagjini.

Përplasjet mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, sipas tij, janë prodhuar prej vitesh nga partia aktuale në pushtet, LVV-së.

“Kjo është ajo që është prodhuar me vite të tëra nga LVV-ja, si mjete të dhunës, duke tentuar t’i përqafojë si mjete demokratike brenda Kuvendit të Kosovës. Të mos harrojmë që në të kaluarën ka pasur edhe gaz lotsjellës, gjëra që janë të ndaluara edhe me ligj”, ka deklaruar ai.

Ndër të tjera, ai ka kritikuar deputetët e LVV-së për sjelljen e tyre ndaj deputetëve të partive opozitare. Ai ka thënë se që nga fillimi i mandatit të Qeverisë aktuale, sjellja e tyre, sipas tij, ka qenë e ulët.

“Pushteti, sidomos Qeveria, nuk po dua t’i amnistoj deputetët, pa përjashtim të Kuvendit të Kosovës, sjellja e tyre që nga fillimi i këtij mandati ka qenë tepër e ulët, nuk ka deputet që flet në foltore dhe nuk i flasin prapa shpine, nuk ka deputet që nuk përdorin gjuhën fyese, duke thënë ‘po rren’, dhe që i kanë sulmuar deputetët”, është shprehur Zemaj.

Zemaj gjithashtu ka thënë se nga kjo arsyeje është kërkuar vazhdimisht edhe nga Grupi jonë Parlamentar, nga kryetari i Kuvendit, që t’iu tërhiqet vërejtja.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori