LAJMI I FUNDIT:

Dhuna në Kuvend, përjashtohen 6 deputetë të PD-së, Noka shkul mikrofonat në mbledhje

Dhuna në Kuvend, përjashtohen 6 deputetë të PD-së, Noka shkul mikrofonat në mbledhje

Mbledhja e sekretariatit të etikës është shoqëruar me debate të shumta pasditen e së martës teksa deputetët e opozitës kanë kërkuar që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

Deputeti Flamur Noka në një moment përpara se të bojkotonte mbledhje ka shkulur mikrofonat e kryetares Klotilda Bushka që e ka detyruar këtë të fundit të ndërpresë përkohësisht mbledhjen.


Në përfundim sekretariati i etikës ka vendosur të përjashtojë 6 nga 7 deputetët e PD të kërkuar nga mazhoranca, përveç deputetit Lefter Gështenja.

Konkretisht u përjashtuan me 10 ditë nga seancat deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Gazment Bardhi, Albana Vokshi dhe Bledion Nallbati dhe me 3 ditë deputeti Saimir Korreshi.

I pranishëm në ambientet e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha tha se largimi i mediave nga mbledhja është një përpjekje për të fshehur të vërtetën. Sipas tij, parlamenti nuk do të ketë paqe deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve.

Sherri me grushte në Kuvendin e Shqipërisë, PS do të kërkojë përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës
Lexo po ashtu Sherri me grushte në Kuvendin e Shqipërisë, PS do të kërkojë përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës

“Pra e shiheni si bëhen mbledhjet këtu, thërret deputetët dhe i përjashton pa asnjë lloj baze ligjore. Sekretariati është për t’i dëgjuar dhe ajo dëgjon vetëm njërin, largohet. E kam marrë unë thotë vendimin. Se jam unë ajo që marr vendimin pa pyetur as ligj dhe as rregullore. Mediat i kanë larguar, e kanë shndërruar këtu në një shpellë krimi. Ky nuk është më një parlament. Shikoni si merren vendimet. Po mbrohet nga 5 roje. Në vend që të dëgjojë deputetët, të dëgjojë arsyetimin e tyre, siç e kërkon edhe rregulli, e kam marrë vendimin thotë. Ky është turp. Paqe nuk ka më në këtë parlament deri në rikthimin e plotë të të drejtave kushtetuese të deputetëve. Ju konstatoni vetë se si e kanë shndërruar këto parlamentin, si kurrë ndonjëherë në historinë e tij. Përjashton deputetë pa u dëgjuar”, tha Berisha. /EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori