LAJMI I FUNDIT:

Dhuna ndaj grave, institucionet fajësohen për neglizhim të raportimeve

Dhuna ndaj grave, institucionet fajësohen për neglizhim të raportimeve
Foto: Ilustrim

Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë aktuale në forma të ndryshme, ndërkaq institucionet e rendit po fajësohen për neglizhim të raportimeve që i bëjnë gratë.

Një ditë më parë u raportua se një burrë nga Gjakova ka detyruar gruan e tij për prostitucion, ku për një akt të tillë Ligji parasheh dënim nga dy deri në dhjetë vite.


Avokati Anton Ndrecaj ka thënë se në rastin e lartpërmendur janë kryer më shumë se një vepër penale.

“Është vepër penale që sanksionohet me burgim nga dy deri në dhjetë vite. Në rastin konkret kemi të bëjmë jo vetëm me një vepër penalem detyrim apo mundësim i prostitucionit, por kemi edhe veprën penale tjetër të përfitimit në mënyrë të paligjshme, mandej kemi veprën tjetër penale ku perosnat të cilët detyrohen të ushtrojnë prostitucion, atëherë kjo sipas Kodit Penal konsiderohet edhe si skllavërim”, shpjegoi Ndrecaj për RTV Dukagjinin.

Kjo dukuri është mjaft shqetësuese sipas Rrjetit të Grupit të Grave të Kosovës.

Besarta Breznica nga RrGK ka thënë se në rastet e tilla është e pamundur që gratë të gjejnë mënyrën për të raportuar.

“PËrveç që gratë në raste të tilla shpesh herë janë të izoluara brenda mureve të shtëpisë, e shpesh herë ndoshta edhe mbyllen totalisht dhe nuk mund të dalin as deri në stacionin më të afërt të tyre për ta raportuar rastin, u merren telefonat edhe nuk munden assesi ta raportojnë”, tha ajo.

Sipas Breznicës, ka raste të shpeshta që edhe policët i neglizhojnë këto raste.

“Vlen të ceket se shpesh herë edhe policët i neglizhojnë raportimet e rasteve. Sidomos kur kemi të bëjmë me dhunë në familje, kemi raste të shumta kur policët vetëm pyesin për rastin në shkallë, në korridor dhe asnjëherë nuk përpiqen që të marrin deklarata”, theksoi Breznica.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2021, për veprën penale Mundësimi ose detyrimi në prostitucion janë hapur 26 raste, ndërkaq për veprën penale ofrimi i lokaleve për prostitucion janë hapur 11 raste. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori