LAJMI I FUNDIT:

DhSK: Trendafilova do të caktojë trupin gjykues në çështjen ndaj Pjetër Shalës

DhSK: Trendafilova do të caktojë trupin gjykues në çështjen ndaj Pjetër Shalës

Përmes platformës online “Zoom”, të enjten, nga zyrtar të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), është bërë e ditur se Gjykatësi i Procedurës Paraprake njoftoi Kryetaren Ekaterina Trendafilova se çështja gjyqësore kundër Pjetër Shalës do të jetë gati për t’iu kaluar një trupi gjykues të mërkurën më 21 shtator dhe se Kryetarja tani do të caktojë trupin gjykues në këtë çështje.

Gjatë konferencës për medie të mbajtur të enjten, u dhanë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë.


Tutje, u njoftua se këtë javë, Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtësja e viktimave dhe Mbrojtja po bëjnë deklaratat përmbyllëse të tyre në gjykimin e Salih Mustafës.

“Të martën, Prokurori i Specializuar i kërkoi Trupit Gjykues të shpallë Mustafën fajtor në lidhje me të gjitha krimet e paraqitura në Aktakuzë dhe shqiptojë një dënim të njësuar me 35 vjet burgim. Të mërkurën, mbrojtësja e viktimave bëri deklaratën e saj para Trupit Gjykues në lidhje me ndikimin e krimeve të pretenduara mbi viktimat pjesëmarrëse në këtë proces. Pas deklaratës së mbrojtëses së viktimave, Mbrojtja bëri deklaratën e vet përmbyllëse. Mbrojtja i kërkoi Trupit Gjykues ta shpallë Sali Mustafën të pafajshëm në lidhje me të gjitha krimet e paraqitura në Aktakuzë”, u tha tutje.

Në vijim është bërë e ditur se seancat publike në këtë gjykim vazhduan edhe sot, me vazhdimin e deklaratës përmbyllëse të mbrojtjes.

“Pjesë e rendit të ditës të seancës janë edhe përgjigjet, pyetjet e Trupit Gjykues dhe deklaratat e mbrojtëses së viktimave dhe Mbrojtjes në lidhje me zhdëmtimet. Sa u përket hapave të ardhshëm në këtë proces gjyqësor, në përputhje me Rregulloren e Procedurës dhe të Provave, pasi Trupi Gjykues ta deklarojë çështjen gjyqësore të mbyllur, gjykatësit fillojnë kuvendimet për të marrë vendimin e gjykimit”, njoftoi DhSK.

Gjithashtu, u tha se më 8 shtator, mbrojtësit e Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe të Hashim Thaçit dorëzuan apelet e tyre me shkrim kundër vendimit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake mbi trajtimin e informacionit konfidencial gjatë hetimeve dhe kontaktet me dëshmitarët e palës kundërshtare.

Kurse, u bë e ditur se në prag të aktivitetit të Kryetares së DHSK-së Trendafilova në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe gazetarë në Gjilan javën e ardhshme më 21 shtator, u kujtojnë gazetarëve që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë aktivitet të regjistrohen për pjesëmarrje më së voni deri nesër, e premte.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, çdo të enjte, në orën 14:30, përmes platformës online “Zoom” mbajnë informim javor ku ofrojnë informacione të përditësuara mbi zhvillimet e fundit lidhur me procedurat gjyqësore dhe veprimtaritë në këtë gjykatë, njofton betimiperdrejtesi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori