E plotësuar, 20:05: Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka arritur në pikën kufitare në Morinë.

Me pankarta “Mirë së vjen president”, e flamuj kuq e zi, e me simbole të UÇK-së presidentin e kanë mirëpritur qindra qytetarë.


Qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.

Edhe Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati është parë në pikën kufitare në Morinë...

Qeveria ka marrë vendim për respektimin e masave për ta luftuar coronavirusin, duke ndaluar tubimet. Por qytetarët siç shihen në fotografi, rekomandimet për mospërhapjen e virusit nuk i kanë respektuar.

Shumë qytetarë deri më tash kanë marrë gjoba nga njësitet policore e inspektoriati sanitar, për mosrespektim të këtyre masave preventive.

Dhjetëra qytetarë në pritje të Thaçit në Morinë

Pas njoftimit se presidenti i vendit, Hashim Thaçi është nisur nga Shqipëria në Kosovë, qindra qytetarë janë mbledhur në pikën kufitare në Morinë.

Qytetarët në Morinë thanë se ata kanë dalë ta mbështesin Thaçin, duke shtuar se ai dhe lufta e UÇK-së nuk janë vetëm.

Thaçi, i cili ka mbërri në Tiranë nga Haga pas intervistimit katër ditor që kishte nga Dhomat e Specializuara.

Presidenti ka njoftuar se nesër do t'iu drejtohet qytetarëve në ora 20:00, rreth intervistimit në Hagë.

“Sapo kam zbritur në Tiranë, nga kthimi prej Hagës dhe në mbrëmje do të arrij në Kosovë. Nesër në orën 20:00 do të flas për katër ditët e kaluara në Hagë. Ju uroj një fundjavë të bukur. Ju siguroj se askush nuk mund ta rishkruajë historinë tonë”,  ka shkruar ai në Facebook.

Për të pritur Thaçin, kanë dalë edhe anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ndërkaq, Telegrafi jo zyrtarisht ka mësuar se presidenti Thaçi do të ndalet për t'i përshëndetur qytetarët, të cilët janë duke e pritur atë tash e disa orë./Telegrafi/

109663647 667716570493053 1583789113557125029 n

109560391 2550484105263867 6776084791230855006 n

110615869 275324520431680 6528958163757172076 n

thacii

unnamed 22

unnamed 23

Screenshot 4 17