LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë thënie më të mira të Shekspirit për paratë

Dhjetë thënie më të mira të Shekspirit për paratë

Shekspiri shkroi 884,647 fjalë në veprat e tij, që mbulonin të gjitha aspektet e jetës, përfshirë edhe paranë – që nga ndikimi i saj tek marrëdhëniet e deri tek roli i parasë në biznes. Ashtu si të gjithë ne, edhe ai kishte në mendje paranë. Ashtu si studiuesit tregojnë, ndoshta ishte arsyeja kryesore që ai shkruajti aq shumë vepra. Më poshtë mund të lexoni 10 thëniet e tij më të mira për paratë:

1. “Rehati i thonë të mos thirresh më për të kryer pagesa, të mos kesh më frikë nga faturat”.

2. “Nuk është me vlerë të martohesh me dikë të pasur nëse partneri nuk është ashtu siç e dëshironi. Është një dënim i përjetshëm”.

3. “Po të jem lypës, do mendoj që nuk është mëkat të jesh i pasur, por po të jem i pasur virtyti im do të thotë që nuk ka asgjë të keqe të jesh i varfër” (Shekspiri e kuptonte shumë mirë që ne i përshtatim bindjet tona aty ku i kemi më mirë financat, gjë që ndodh edhe sot me votuesit, që votojnë në bazë të interesave financiarë dhe jo në bazë të një ideologjie të vazhdueshme).

4. “Me një këmbë të mirë dhe mjaftueshëm para në kuletën e tij, çdo burrë do të fitonte cilëndo grua në botë”.

5. “Paraja blen toka, ndërsa gratë shiten nga fati” (Shekspiri e bënte shumë mirë lidhjen mes parasë dhe dashurisë dhe këtë e tregonte sidomos në dialogët e veprave të tij).

6. “Për kredinë, shpesh humb edhe veten edhe shokun. Huamarrja të çon në buzë të mbarimit” (të marrësh borxh nga miqtë është ide e keqe, sepse do të përfundoni pa para dhe pa miq, thoshte Shekspiri).

7. “Nëse do të japësh hua, jepja armikut” (Shekspiri e çonte idenë e “mos dhënies borxh miqve” në një nivel tjetër duke na rekomanduar t’i japësh hua armiqve. Sepse nëse marrëdhëniet me të prishen, nuk ke pse ndihesh keq).

8. “Ai që vdes i paguan të gjitha borxhet”.

9. “Nëse paraja hyn në mes, të gjitha punët mund të bëhen”.

10. “Paraja është një ushtar i mirë, dhe kështu do vazhdojë të jetë. Duhet ta bësh paranë të punojë për ty”. /Tirana Observer/