LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë të plagosur, dy në gjendje kritike pas të shtënave në Florida

Dhjetë të plagosur, dy në gjendje kritike pas të shtënave në Florida

Dhjetë persona u plagosën pasditen e së hënës pas të shtënave me armë zjarri nga një veturë në lëvizje në Lakeland, Florida.

Shefi i policisë së Lakeland, Sam Taylor tha gjatë një konference për shtyp se dy të plagosur janë në gjendje kritike shëndetësore ndërsa tetë të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë. Viktimat ishin meshkuj nga mosha 20 deri në 35 vjeç.


“Këtu jetojë që 34 vjet dhe mund t’ju them me siguri të plotë se kurrë nuk kam punuar në një rast të tillë, ku kaq shumë njerëz janë qëlluar në të njëjtën kohë”, tha Taylor.

Disa njerëz ishin duke qëndruar para një ndërtese kur një sedan i kaltër kaloi pranë tyre. Katër persona qëlluan nga xhamat e veturës përpara se të largoheshin me shpejtësi nga vendi i krimit, tha Taylor.

Ndërkohë, policia njoftoi se në vendin e ngjarjes është gjetur edhe marihuanë, raporton nypost.

Ndryshe, oficerët policor po kërkojnë automjetin dhe sulmuesit ndërsa hetuesit besojnë se të shtënat ishin të qëllimshme dhe kishin të bëjnë me narkotikë. /Telegrafi/