Dhjetë skuadrat që kanë tubuar më së shumti pikë në pesë ligat e mëdha në Evropë (Foto)

Në pothuajse të gjitha kampionatet e mëdha në Evropë tashmë dihet fituesi.
Në La Liga shihet një administrim i Barcelonës me epërsinë e krijuar ndaj ndjekësve.
Në Ligën Premier, Manchester City është arratisur ndaj Manchester United me 13 pikë.
Në Francë PSG po ashtu është shumë larg Marseilles që tashmë është e dyta.
Edhe në Bundesliga këndohet e njëjta këngë, pasi Bayern Munich vetëm ka filluar ta festojë titullin.
I vetmi kampionat i hapur mbetet ai i Serie A, pasi Napoli ka 60 pikë, një më pak se Juventusi dhe kjo garë pritet të vazhdojë deri në xhiron e fundit.
Por nëse skuadrat që kanë mbledhur pikë më së shumti në Evropë do të ishin në një renditje, kush do të ishte e para.
Liderët e Ligën Premier, Manchester City, kanë 69 pikë, ndërsa kanë edhe një përqindje për pikët e fituar për ndeshje prej 2.65, më të madhe se çdo klub tjetër.
Pas tyre renditen Barcelona, Napoli, PSG dhe Juventus. /Telegrafi/ 1) Manchester City - 69 pikë në 26 ndeshje – përqindja e pikëve 2,65




























































